Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite, Riadi paralajmëron për pasoja: Nuk do ta tolerojmë agresionin

timoni.al by timoni.al
September 8, 2026
in LAJME
0
Sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite, Riadi paralajmëron për pasoja: Nuk do ta tolerojmë agresionin
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arabia Saudite reagoi ashpër pas valës së sulmeve të Huthive që gjatë natës plagosën më shumë se 70 persona dhe goditën disa qytete në jug të vendit. Ministria e Jashtme saudite i dënoi sulmet me “ashpërsinë më të madhe”, duke akuzuar rebelët Huthi për një “qasje armiqësore dhe sjellje kriminale” që, sipas deklaratës, kërcënon sigurinë kombëtare dhe rajonale. Rijadi thotë se Huthitë kanë refuzuar vazhdimisht përpjekjet për paqe dhe se mbretëria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territorin, sovranitetin, asetet kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të saj.

Ministria paralajmëroi për “pasoja” në rast të vazhdimit të sulmeve ndaj civilëve dhe territorit saudit, duke u referuar rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, në të njëjtën kohë Rijadi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha formave të përshkallëzimit.

Reagimi vjen pas një vale sulmesh me raketa dhe dronë nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani. Sipas zëdhënësit të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajorit Turki Al-Maliki, të paktën 73 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën. Autoritetet saudite thonë se Huthitë shënjestruan zona civile dhe ekonomike në Abha, Khamis Mushait, Jazan dhe Najran, dhe se sulmet shkaktuan zjarre në disa objekte në rajonin jugor të vendit. Disa operacione energjetike u ndërprenë përkohësisht si pasojë e goditjeve.

Sulmet sinjalizojnë një përshkallëzim të rëndësishëm mes Arabisë Saudite dhe Huthive, pas një periudhe relativisht më të qetë të krijuar nga armëpushimi i vitit 2022. Që prej korrikut tensionet janë rritur sërish, me sulme ndaj objektivave saudite, përfshirë infrastrukturën energjetike dhe anijet në Detin e Kuq. Huthitë kanë njoftuar gjithashtu një bllokadë ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq dhe kanë kërcënuar se do të intensifikojnë veprimet e tyre.

Sipas njoftimeve, në Jemen janë raportuar luftime të reja mes Huthive dhe forcave të mbështetura nga Arabia Saudite. Zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime se konflikti mund të zgjerohet më tej, duke kërcënuar stabilitetin e rajonit dhe infrastrukturën strategjike energjetike të Arabisë Saudite.

Previous Post

Konflikt për bllokimin e rrugës: Jozefin Marku dhunoi, shpallet në kërkim Eduard Kuçi; çfarë tha 26-vjeçari në polici

Next Post

Ngërçi i pagave: Administrata bojkoton Gjykatën e Tiranës, bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Next Post
Ngërçi i pagave: Administrata bojkoton Gjykatën e Tiranës, bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Ngërçi i pagave: Administrata bojkoton Gjykatën e Tiranës, bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al