Monday, September 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zjarret pushtojnë Shqipërinë, 14 vatra zjarri ende aktive; toka dhe ajri luftojnë për shuarjen e flakëve

timoni.al by timoni.al
September 7, 2026
in KRYESORE
0
Betejë me flakët në qarkun e Shkodrës, situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri: 14 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar. Në operacione janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë dhënë mbështetje me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron.

Situatat kryesore aktive sipas qarqeve janë:

– Shkodër: Aktiv është vatrat Bardhaj–Myselim, me angazhim nga toka dhe ajri, përfshirë 71 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Aktivë janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ku janë angazhuar edhe 50 forca ushtarake. Zjarri në Bërdicë është nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

– Tiranë: Aktivë vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Malin e Dajtit janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor.

– Dibër: Aktivë mbeten vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë. Vatra Lundre–Madhesh po përkrahet edhe nga Forcat e Armatosura.

– Lezhë: Aktivë janë vatrat në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet; për këtë të fundit janë angazhuar edhe 63 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Nuk raportohet rrezik për banesa.

– Berat: Aktiv vazhdon vatra në Vokopolë, ndërsa zjarri në lagjen Kala është shuar.

Në qarqet e tjera disa vatra janë shuar ose mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë ato në Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe Kukës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon ndjekjen e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Previous Post

Sulm masiv me dronë ukrainas në Rusi; një i vrarë, katër të plagosur

Next Post

Champions League: Jose Mourinho dhe precedentët kundër dashurisë së vjetër, vetëm një fitore në gjashtë ndeshje

Next Post
Real Madrid: Rikthehet Jose Mourinho, data e nisjes së punës me Los Blancos

Champions League: Jose Mourinho dhe precedentët kundër dashurisë së vjetër, vetëm një fitore në gjashtë ndeshje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al