Sunday, September 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Nga një post drejtues te tjetri: çfarë fshihet pas procedurave për Erion Rickun në Doganë?

Editor by Editor
September 6, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ekskluzive/ Nga një post drejtues te tjetri: çfarë fshihet pas procedurave për Erion Rickun në Doganë?
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa specialistë me mbi 15 vite përvojë në sistemin doganor “shkyhen” duke pritur një mundësi për karrierë, një lëvizje e dyshimtë në kupolën e Doganës së Tiranës ka ngritur alarm për nepotizëm dhe favorizim të hapur.

Një denoncim i detajuar që hedh dritë mbi “skemën” e përdorur për të emëruar në krye të degës më të rëndësishme ekonomike në vend, drejtorin e ri të Doganës Tiranë Erion Ricku.

Burimet bëjnë me dije se rruga e Rickut drejt majës nuk ishte një garë meritokracie, por një marshim i mirëpërcaktuar… Fillimisht ai u emërua si Përgjegjës në Sektorin e Përfaqësimit të Legjislacionit me BE. Pa kaluar kohë, ai u caktua si “Kryetar i Deleguar” i Degës Doganore Tiranë.

Së fundmi është hapur shpallja nr. 7568 për lëvizje paralele. Sipas denoncuesve, ky konkurs është thjesht një formalitet për të zyrtarizuar Rickun, duke i dhënë atij avantazh absolut si personi që tashmë e mban postin “de facto”.

Dhe pyetjet jane fare te thjeshta:

  1. Si shpjegohet qe ne Janar 2026 Ricku kalon ne Dogane si Pergjegjes Sektori, pasi vjen nga nje institucion tjeter?
  2. Si dhe me cfare akti, vetem pak kohe me vone, me 26–27 shkurt 2026, ai perfundon ne krye te Deges Doganore Tirane?
  3. Pse me pas hapet Shpallja nr. 7568 per ngritje ne detyre si Kryetar i Deges Doganore Tirane, ku Ricku rezulton kandidat i kualifikuar? https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/7250/4/13
  4. Pse kjo procedure nuk perfundon me nje fitues?
  5. Dhe pyetja qe na duket me interesante: pasi kjo procedure u be publike dhe u denoncua ne media, pse i njejti person shfaqet perseri si kandidat i kualifikuar ne nje procedure tjeter?
    Behet fjale per Njoftimin nr. 7804, per pozicionin Pergjegjes i Sektorit te Perafrimit te Legjislacionit me BE-ne, me interviste te parashikuar me 24 gusht 2026. https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/7504/3/9

A eshte normale qe nje person, pasi tenton te marre me ngritje ne detyre postin e Kryetarit te Deges, procedura nuk prodhon fitues dhe pastaj i njejti emer shfaqet perseri ne nje tjeter procedure per pozicion drejtues?

Dhe nje pyetje akoma me e thjeshte:
Pse po riciklohet perseri i njejti emer?
Nese gjithcka eshte ne rregull, shume mire. Le te dalin aktet, kategorite, rezultatet dhe bazat ligjore dhe te mbyllet muhabeti.

Por nese pas kesaj skeme fshihet nje menyre per t’u gjetur pozicione njerezve te preferuar, atehere kjo nuk eshte me thjesht historia e Rickut.
Kjo eshte pyetje per menyren se si Besmir Beja po drejton Doganen qe pozicionet po zihen me “miq, shoke dhe te preferuar dhe porosite e Beles”.

Ne fund te fundit, Prania Besnike mund te kete edhe nje pyetje per sot:
Palloshit te gjate: a kemi konkurrim real ne Dogane, apo kemi thjesht procedura derisa te gjendet karrigia e duhur per njeriun e duhur?��A eshte kjo nje tjeter manover per te sistemuar nje person te preferuar ne administraten doganore, pasi tentativa e pare per ngritjen e tij ne detyre si Kryetar Dege nuk perfundoi me fitues?

PYETJET QE DUHET T’I PERGJIGJEN DAP, KMSHC DHE DOGANAT

  1. Me cfare akti u caktua Erion Ricku ne krye te Deges Doganore Tirane me 26/27.02.2026?
  2. A ishte ky akt delegim, transferim i perkohshem apo emerim?
  3. Ne cfare statusi dhe kategorie ishte Ricku kur aplikoi per ngritje ne detyre, Shpallja nr. 7568?
  4. Si u verifikua permbushja e kushteve te nenit 26 te ligjit nr. 152/2013?
  5. Sa kandidate u kualifikuan ne proceduren nr. 7568 dhe pse kjo procedure nuk perfundoi me nje fitues?
  6. Pse, pas deshtimit te procedures per Kryetar Dege, i njejti person rezulton serish kandidat i kualifikuar ne proceduren nr. 7804?
  7. Nese caktimi i 27.02.2026 ka qene transferim i perkohshem, cili eshte akti qe percakton statusin e tij pas dates 27.08.2026?
  8. A ka kryer DAP apo KMSHC ndonje verifikim mbi perseritjen e procedurave per te njejtin kandidat?
  9. A ka pasur kandidatura te tjera reale dhe te kualifikuara ne keto procedura dhe cilat kane qene rezultatet?
Previous Post

Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të zgjasë 6 muaj të tjerë, Trump: tri mundësi kryesore

Next Post

Makinat luksoze nën skaner: Policia e Tiranës kontrollon në kryeqytet për të zbuluar pasuri me burim kriminal

Next Post
Makinat luksoze nën skaner: Policia e Tiranës kontrollon në kryeqytet për të zbuluar pasuri me burim kriminal

Makinat luksoze nën skaner: Policia e Tiranës kontrollon në kryeqytet për të zbuluar pasuri me burim kriminal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al