Sunday, September 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Nga ekrani televiziv te dënimi me vdekje, prezantuesja e njohur akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës

timoni.al by timoni.al
September 5, 2026
in Lajmi Fundit
0
Nga ekrani televiziv te dënimi me vdekje, prezantuesja e njohur akuzohet për drejtimin e kartelit të drogës
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë në Egjipt ka dhënë dënimin me vdekje për prezantuesen televizive Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë në kuadër të një çështjeje penale që lidhet me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Khalifa, 39 vjeçe, njihet në Egjipt për programin “Mission Impossible”, që trajtonte kryesisht çështje të sigurisë dhe kriminalitetit. Sipas mediave shtetërore egjiptiane, gjykata në Kajro i shpalli fajtorë të pandehurit për krijimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet se siguronte materiale të përdorura për prodhimin e drogave sintetike me qëllim trafikimin e tyre. Në dosje përfshihen gjithashtu akuza për posedim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve pa leje, shkruan Guardian.

Autoritetet raportuan se gjatë hetimeve u sekuestruan më shumë se 750 kilogramë lëndë narkotike dhe materiale të papërpunuara, dhe në dy apartamente u zbuluan ambiente që dyshohet se përdroheshin si laboratorë për prodhimin e drogave. Në operacion u gjetën edhe armë dhe municione të palicencuara. Vendimi për dënimin kapital u dha pasi gjykata kërkoi opinionin fetar të Myftiut të Madh të Egjiptit, procedurë që kërkohet nga ligji egjiptian në çështjet ku parashikohet dënimi me vdekje. Dënimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet.

Përveç aktivitetit televiziv, Khalifa zotëron një klinikë të kirurgjisë estetike dhe një kompani produksioni që merret me organizimin e eventeve dhe festave. Në një tjetër çështje të lidhur me të njëjtën dosje, prezantuesja dhe disa nga të pandehurit u dënuan me pesë vjet burg pas akuzave për rrëmbim dhe sulm ndaj një të riu.

Egjipti parashikon dënimin me vdekje për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasjen e paramenduar, terrorizmin, disa raste përdhunimi dhe trafikimin e drogës. Sipas Komisionit Egjiptian për të Drejtat dhe Liritë, gjatë vitit 2025 në vend janë dhënë 541 vendime me dënim me vdekje.

Previous Post

Zjarret në Shqipëri: 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt

Next Post

Zjarri masiv përfshiu Himarën/ Rama zbret, takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion

Next Post
Zjarri masiv përfshiu Himarën/ Rama zbret, takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion

Zjarri masiv përfshiu Himarën/ Rama zbret, takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al