Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ekskluzive/ Angli: shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb betejën e bllokimit të ekstradimit

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ekskluzive/ Angli: shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb betejën e bllokimit të ekstradimit
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar i dënuar për vrasje ka humbur betejën për të bllokuar ekstradimin nga Anglia pasi u arrestua më 10 dhjetor 2024, në bazë të një urdhri ndërkombëtar arresti lëshuar nga Interpol Tirana. Nga vendimi i gjykatës së ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court, siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, rezulton se kërkesa e drejtësisë shqiptare është pranuar për ekstradimin e Pëllumb Lleshit.

Gjykata pranoi argumentet e avokates Amanda Bostock përse Lleshi duhet t’i vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të vuajtur një dënim prej 19 vitesh, dhënë në mungesë. Avokatët mbrojtës Joel Smith KC dhe Louisa Collins nuk arritën ta bindnin gjykatën për të ndaluar ekstradimin. Vendimi i gjykatës i është dërguar për firmë sekretares së shtetit Shabana Mahmood.

Sipas vendimit të gjykatës të disponuar nga Top Channel, Lleshi ishte person në kërkim nga drejtësia shqiptare. Megjithatë, në vitin 2014 ai ishte akuzuar për plagosje me dashje dhe përdorim dokumenti të falsifikuar dhe kishte marrë një dënim me kusht, i cili ishte zbaruar.

Në mars 2011, Gjykata e Elbasanit shpalli fajtor Pëllumb Lleshin bashkë me pesë të bashkakuzuar për vrasjen e emigrantit shqiptar Bilbil Hila, ngjarje e ndodhur në vitin 2003 në Greqi. Prokuroria e Elbasanit nisi procedimin penal ndaj Kasem Vrapit, Atmirant Dragotit, Ilia Pires, Eduart Pepës dhe Pëllumb Lleshit pas kallëzimit të bërë nga babai i viktimës, Bajram Hila, me banim në fshatin Katund i Ri – Elbasan. Sipas aktakuzës, të pandehurit në bashkëpunim e kishin goditur dhe masakruar viktimën me mjete të ftohta si shufra druri, kaçavida dhe shufra hekuri, duke i shkaktuar vdekjen më 24 nëntor 2003 në vendin e quajtur “Anaviso” në Greqi.

Gjykata e Elbasanit, në seancën e datës 2 mars 2011, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi për vrasje me paramendim: Kasem Vrapi me 20 vjet burg; Pëllumb Lleshi me 19 vjet; Eduart Dragoti me 18 vjet; Ilia Pire me 17 vjet; dhe Eduart Pepa me 16 vjet. Prokuroria bëri me dije se çështja kishte patur vështirësi në marrjen e provave nga shteti grek dhe për shkak të numrit të madh të të pandehurve.

Previous Post

Kreu i PD-së mban foltore në SHBA 6 shtator; grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: Berisha në burg

Next Post

Nxehti ekstrem: 35 mijë vdekje shtesë në Europë, më të goditurat Gjermania, Franca e Spanja

Next Post
Nxehti ekstrem: 35 mijë vdekje shtesë në Europë, më të goditurat Gjermania, Franca e Spanja

Nxehti ekstrem: 35 mijë vdekje shtesë në Europë, më të goditurat Gjermania, Franca e Spanja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al