Thursday, September 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryeministri britanik: Thatcher dhe Brexit shkaktuan dy plagë në ekonominë britanike

timoni.al by timoni.al
September 2, 2026
in AKTUALITET
0
Andy Burnham në prag të postit të kryeministrit britanik siguron mbështetjen e shumicës së deputetëve laburistë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, është akuzuar se “jeton në të kaluarën” pas fjalimit të tij të parë në Parlament, ku ai fajësoi ish-kryeministren Margaret Thatcher dhe Brexitin, si dhe rolin e ish-kryeministrit të djathtë David Cameron për mundësimin e referendumit. Burnham paraqiti një vizion të majtë, duke kërkuar një rol më të madh të shtetit në ekonominë britanike dhe duke pranuar se kostoja e jetesës është shumë e lartë pas dy vitesh nën qeverisjen e Laburistëve të udhëhequr nga Keir Starmer.

Ai premtoi se qeveria e tij do të shtonte kontrollet dhe do të shtetëzonte shërbimet kryesore publike, përfshirë ujësjellësat dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Një pjesë tjetër e programit të tij është një vale decentralizimi: dhënia e kompetencave më të mëdha autoriteteve lokale në mbarë vendin dhe shpërngulja e institucioneve qeveritare nga Londra drejt Manchesterit dhe rajoneve të mesme e veriore. Këto premtime burojnë edhe nga përvoja e tij si ish-kryebashkiak i Manchesterit, ku njihej ndër të tjerët si “Mbreti i Veriut”.

Burnham deklaroi se do të ç’rojë disa nga reformat e Thatcher-it, duke përmendur centralizimin politik, privatizimin dhe c’industrializimin që, sipas tij, dëmtoi pushtetin lokal. Sa i përket Brexit-it, ai sugjeroi se do të veprojë më shpejt dhe më tej sesa Starmer për të adresuar pasojat e referendumit, dhe nënvizoi se rritja ekonomike e Britanisë është dëmtuar në dekadën e fundit.

Në bashkëpunim me Liberaldemokratët, një nga objektivat e qeverisë së tij do të jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor maxhoritar në Britani. Pas zëvendësimit të Starmer dhe një vere politike të qetë me Parlament të mbyllur, mandati i Burnham po hyn në një fazë provash; testi i parë i rëndësishëm i popullaritetit pritet të jenë zgjedhjet e reja të parakohshme në Londër, pas vendimit të Keir Starmer për të lënë Parlamentin si deputet, në mes të spekulimeve se ai mund të jetë kandidat për postin e kreut të NATO-s.

Previous Post

Raul Castro në shtratin e vdekjes? Mediat kubaneze spekulojnë: Po mbahet në jetë nga aparaturat mjekësore

Next Post

Sancho, Benzema e Icardi, yjet pa kontratë: lista e plotë e luksit me parametër zero

Next Post
Sancho, Benzema e Icardi, yjet pa kontratë: lista e plotë e luksit me parametër zero

Sancho, Benzema e Icardi, yjet pa kontratë: lista e plotë e luksit me parametër zero

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al