Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ndahet nga jeta akademiku Mark Tirta në moshën 88 vjeç, studiues i shquar i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare

timoni.al by timoni.al
August 27, 2026
in KRYESORE
0
Ndahet nga jeta akademiku Mark Tirta në moshën 88 vjeç, studiues i shquar i etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, u nda nga jeta më 27 gusht 2026 në moshën 88-vjeçare. Akademia e Shkencave njoftoi vdekjen e tij duke theksuar se shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar që për më shumë se gjashtë dekada i kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.

Mark Tirta lindi më 21 maj 1938 në Orosh të Mirditës. Kreu studimet e larta në degën Histori-Gjuhësi të Universitetit të Tiranës, të cilat përfundoi në vitin 1961. Pas studimeve punoi në arsim në rrethin e Mirditës, ndërsa në vitin 1968 nisi veprimtarinë kërkimore në sektorin e etnografisë të Institutit të Historisë. Prej vitit 1979 vijoi veprimtarinë pranë Institutit të Kulturës Popullore, ku ndërtoi pjesën kryesore të karrierës së tij shkencore. Në vitin 2008 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, dhe më vonë mori statusin Akademik Emeritus.

Tirta njihtej për punën e tij të terrenit: mori pjesë në ekspedita të shumta në vise të ndryshme shqiptare, duke mbledhur dhe dokumentuar dëshmi mbi jetën, traditat, zakonet, besimet dhe mënyrat e organizimit të komuniteteve. Fushat e punës së tij përfshinin migrimet e popullsisë shqiptare, mitologjinë popullore, aspektet e familjes, veshjet popullore, së drejtën zakonore, toponiminë e antroponiminë, artin popullor, historinë e etnologjisë shqiptare dhe studimin e personaliteteve të kësaj fushe.

Trashëgimia bibliografike e tij përfshin mbi 300 punime shkencore e kulturore, më shumë se 100 kumtesa në sesione, simpoziume, konferenca dhe kongrese, dhe rreth 42 punime të botuara në gjuhë të huaja. Ndër veprat kryesore të tij përmenden: Mitologjia ndër shqiptarë (2004), Etnologjia e shqiptarëve (2003, 2006), Etnologjia e përgjithshme (2001, 2008), Migrime të shqiptarëve (1999), Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji (2006), Panteoni e simbolika, doke e kode… (2007) dhe Lëvizjet migruese të shqiptarëve, të brendshme e në popujt më afër (2013).

Akademia vlerëson se jeta dhe veprat e tij lidhen ngushtë me përpjekjen për të njohur, ruajtur dhe përcjellë te brezat pasurinë e traditave dhe mënyrave të jetës së popullit shqiptar. Ajo shprehu ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkësisë shkencore për këtë humbje.

Previous Post

Shënoi vetëm dy gola në gjithë kompeticionet, Chelsea shet Liam Delap te Nottingham Forest për 58 milionë euro

Next Post

Bordi i Atletico Madridit vendos zyrtarisht: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me Barcelonën

Next Post
Telenovela Julian Alvarez - Spanjë-Argjentinë: betejë informacionesh për të ardhmen e sulmuesit

Bordi i Atletico Madridit vendos zyrtarisht: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me Barcelonën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al