Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Live Champions League në Top Channel: Shqiptarët dominojnë play-offin, Arbër Hoxha shënon, tund rrjetën dhe Muriqi

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Live Champions League në Top Channel: Sot mësohen katër të fundit; tre kombëtarë në fushë, fokus te Lyon-Fenerbahçe
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen katër skuadrat e fundit që do të integrohen në fazën e ligës së Champions League. Vëmendja kryesore është te supersfida Olympique Lyon–Fenerbahçe, e transmetuar drejtpërsëdrejti në Top Channel; ndeshja e parë në Stamboll përfundoi 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit. Gjatë ndeshjes së kthimit, Fenerbahçe kaloi në avantazh me golin e Muriqit në minutën e 24-t.

Një vëmendje e veçantë është edhe në Athinë, ku AEK-u, me Strakoshën dhe Pilon në fushë, kërkon kualifikimin kundër Levski Sofias. Për momentin rezultati tregon fitoren e AEK-ut 2-0, me Jovic që shënoi në minutën e 7-të dhe Varga në të 12-ën.

Gjithashtu luhet sfida mes Viking dhe Dinamo Zagreb, ku një tjetër yll i Kombëtares, Arbër Hoxha, zbriti në fushë për Dinamon. Ndeshja në transfertë në Norvegji paraqitet e balancuar, me Viking që shënoi përmes Tripic (penallti) në minutën e 18-të dhe Hoxha që realizoi për Dinamon në minutën e 10-të, duke lënë sfidën të hapur.

Dueli i katërt është mes Celje dhe Slovan Bratislavës, ku për momentin Slovan udhëheq me rezultatin 1-0, pas golit të Sporar në minutën e 18-të.

Katër fitueset e këtyre përballjeve do t’i bashkohen 32 skuadrave tashmë të kualifikuara. Nesër në Monte Carlo do të zhvillohet shorti që do të përcaktojë çiftëzimet e fazës grupore, me transmetim live në Top Channel.

Rezultatet live nga ndeshjet e mbrëmjes:
– Lyon 0-1 Fenerbahçe — Muriqi 24′
– AEK Athinë 2-0 Levski Sofia — Jovic 7′, Varga 12′
– Viking 1-1 Dinamo Zagreb — Tripic (P) 18′ / Hoxha 10′
– Celje 0-1 Slovan Bratislava — Sporar 18′

Top Channel siguron transmetimin e supersfidës dhe të shortit të nesërm në Monte Carlo.

Previous Post

Video/ Festë shqiptare në Norvegji, Arbër Hoxha shënon në sfidën play off të Champions League

Next Post

Zjarret në vend: 24 vatra sot, Ministria e Mbrojtjes: Katër ende aktive, 50 efektivë në terren

Next Post
Zjarret në vend: Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24h, 6 ende aktive; mbi 700 forca në terren

Zjarret në vend: 24 vatra sot, Ministria e Mbrojtjes: Katër ende aktive, 50 efektivë në terren

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al