Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

SHBA nën plan për revokim masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in LAJME
0
SHBA nën plan për revokim masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi kanë hyrë në SHBA me viza turistike ose biznesi. Administrata e Presidentit Donald Trump po përgatitet të revokojë viza B1 dhe B2 të lëshuara gjatë periudhës 2016–2026 për persona që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, njoftoi Departamenti i Shtetit. Associated Press, duke u referuar dokumenteve të Departamentit dhe dy zyrtarëve amerikanë, vlerëson se numri mund të shkojë deri në 200.000; nëse zbatohet, do të ishte revokimi më masiv i vizave në historinë e SHBA-së.

Departamenti i Shtetit pritet t’i njoftojë revokimet në javët e ardhshme. Zëdhënësi Tommy Pigott tha se autoritetet “po bashkëpunojnë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) për të identifikuar dhe revokuar vizat e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara duke deklaruar se janë vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë paraqitur kërkesë për azil për të qëndruar këtu në mënyrë të përhershme.” Ai nuk dha një numër të saktë, duke thënë se shifra “mbetet dinamik dhe mund të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme”.

Zyrtarët thanë se revokimi i vizave nuk do të çonte domosdoshmërisht në dëbim të menjëhershëm. Sipas tyre, shumica e personave me kërkesa për azil ende në shqyrtim do të rikategorizohen dhe do të humbasin statusin e tyre si udhëtarë për qëllime biznesi ose turizmi. Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, kritikoi përdorimin e vizave turistike dhe të biznesit si një rrugë për paraqitjen e kërkesave për azil, duke shkruar në platformën X se “Njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën janë ngopur me kërkesat e rreme për azil” dhe se “Azili nuk është menduar të jetë një rrugë anësore për të shmangur ligjin e imigracionit.”

Aplikantëve për viza B1 dhe B2 u kërkohet aktualisht të deklarojnë se nuk do të kërkojnë azil dhe të dëshmojnë se kanë ndërmend të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mbetet e paqartë se sa nga mbajtësit aktualë të këtyre vizave kanë paraqitur realisht kërkesë për azil.

Previous Post

Nuk kam kohë të plakem, fjalët e fundit të Dolly Parton para vdekjes

Next Post

Pesë shtetas riatdhesohen në Shqipëri nga kampi sirian ferrit, mes tyre gjyshja erdhur për nipërit pasi humbi djalin

Next Post
Pesë shtetas riatdhesohen në Shqipëri nga kampi sirian ferrit, mes tyre gjyshja erdhur për nipërit pasi humbi djalin

Pesë shtetas riatdhesohen në Shqipëri nga kampi sirian ferrit, mes tyre gjyshja erdhur për nipërit pasi humbi djalin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al