Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Situata me zjarret në vend: 33 vatra në 24 orët e fundit, 6 ende aktive, zonat më problematike

timoni.al by timoni.al
August 24, 2026
in LAJME
0
Situata me zjarret në vend: 33 vatra në 24 orët e fundit, 6 ende aktive, zonat më problematike
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës. Në Malin e Dajtit ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive vazhdon dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, Bashkia Pukë, ndërhyrja është zhvilluar me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura; gjatë ditës janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter për mbështetje ajrore. Situata në këtë zonë është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Prozhëm vijon aktive dhe punohen masa për izolimin e saj.

Në qarkun Dibër vijojnë aktivet vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje. Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor mbeten të angazhuara në terren dhe në monitorim, me prioritet izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe parandalimin e riaktivizimeve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Previous Post

Kontestimet në Genoa-Napoli, Orsato mbron arbitrin Di Bello: De Bruyne–Vasquez nuk është gabim

Next Post

Djeshmja nuk përcakton nesërmen — Armiq në miq, Trump pajtua me ish-avokatin personal që dëshmoi kundër tij në radio

Next Post
Djeshmja nuk përcakton nesërmen — Armiq në miq, Trump pajtua me ish-avokatin personal që dëshmoi kundër tij në radio

Djeshmja nuk përcakton nesërmen — Armiq në miq, Trump pajtua me ish-avokatin personal që dëshmoi kundër tij në radio

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al