Friday, August 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shuhet aktorja e njohur shqiptare Rezana Çeliku, ndërron jetë në moshën 66 vjeçare

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in AKTUALITET
0
Shuhet aktorja e njohur shqiptare Rezana Çeliku, ndërron jetë në moshën 66 vjeçare
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja Rezana Çeliku u nda nga jeta këtë të enjte, në moshën 66-vjeçare. Familjarët, miqtë dhe dashamirësit do t’i japin lamtumirën e fundit nesër. Në kinematografi ajo njihej për rolet në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” dhe “Një djalë dhe një vajzë”, ku në këtë të fundit interpretoi rolin e një centraliste. Në “Ata ishin katër” ajo luajti partizanen, në një film me regji të Kujtim Çashkut, ndërsa në “Shokë të një skuadre” u shfaq si mësuese. Personazhi i centralistes në filmin e vitit 1989, i përfshirë në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, u konsiderua për kohën si një rol i guximshëm dhe ngjalli diskutime; ky ishte interpretimi i fundit i Rezana Çelikut në kinematografi.

Çeliku hyri në botën e filmit krejt rastësisht dhe pa formim profesional si aktore; tërhoqi vëmendjen e regjisorëve për pamjen simpatike, natyrshmërinë dhe elokuencën. Para angazhimeve të saj në film, ajo kishte prezantuar disa festivale rinore në Televizionin Shqiptar. Pas largimit nga aktrimi dhe punës si mësuese në fshatrat e Tiranës, Çeliku u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vazhdoi karrierën në administratë publike. Për vite me radhë punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të vitit 2011 për suplementin “Unë Gruaja” të gazetës “Panorama”, Rezana Çeliku foli për jetën e saj personale, duke treguar se kishte qëndruar e pamartuar dhe se pengu më i madh i jetës së saj ishte mungesa e një fëmije, të cilin e konsideronte thelb të një familjeje. Me ndarjen e saj nga jeta, arti dhe televizioni shqiptar humbin një tjetër figurë të veçantë të një brezi që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut.

Previous Post

Zjarr në Gojan të Pukës merr përmasa të rrezikshme, urdhërohet evakuimi urgjent i banorëve

Next Post

Dy rinjtë ranë nga gomonia, i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Shëngjin, zbulohen identitetet

Next Post
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Dy rinjtë ranë nga gomonia, i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Shëngjin, zbulohen identitetet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al