Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve të dyshuar, policia jep detajet

timoni.al by timoni.al
August 18, 2026
in LAJME
0
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve të dyshuar, policia jep detajet
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan rreth dy javë më parë. Sipas raportimit të gazetaren Dorjana Bezat, në pranga ka rënë Argys Kalsi, i kapur në Qafë Thanë ndërsa po tentonte të largohej nga vendi. Autori i dyshuar është identifikuar nga arma dhe rrobat që policia i gjeti pak ditë pas ngjarjes. Dyshohet se në grabitje morën pjesë dy persona të maskuar, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura dyshohet të jetë rreth 1.5 milionë lekë të reja.

Në lidhje me të njëjtin rast, vijojnë hetimet intensive për vjedhjen e bizhuterive në një argjendari në Kamëz më datë 05.08.2026. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas disa javësh pune hetimore e proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. K., 35 vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas, së bashku me një bashkëpunëtor ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026 kanë vjedhur një sasi bizhuterish dhe janë larguar me një motomjet. Gjatë periudhës së hetimit janë sekuestruar si prova materiale një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. Këto sende u gjetën dhe u sekuestruan më datë 06.08.2026 në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur. Më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua një motomjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Top Channel

Previous Post

Detaje nga vrasja në Ksamil: 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë; dyshohet autorja, ishte roje plazhi

Next Post

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Arrestohet një nga autorët e dyshuar, policia jep detajet

Next Post
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Arrestohet në Qafë Thanë një prej autorëve të dyshuar, policia jep detajet

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: Arrestohet një nga autorët e dyshuar, policia jep detajet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al