Presidenti i Exor, John Elkann, shprehu ambicien e Juventusit për të fituar gjithnjë, duke lidhur suksesin në kampionat me atë në Evropë, gjatë një interviste për Sky Sport. Elkann, përfaqësuesi i kompanisë që zotëron Juventusin, ishte i pranishëm në sfidën e veçantë midis skuadrës së parë të trajnerit Luciano Spalletti dhe Juventus Next Gen të Brambillas.
Ai theksoi se klubi po kalon një fazë rindërtimi dhe se në historinë e Juventusit ka cikle, duke shtuar se është thelbësore që këto cikle të hapen dhe të ndjeken me kujdes. Sipas tij, kjo është diçka që kërkojnë tifozët, ndërsa ndeshja e zhvilluar ishte një moment që bashkoi ata që duan Juventusin, si dhe një rast ku familja vlerëson të ardhmen e klubit. Elkann e përshkroi ditën si “ditën e Juventusit”, një ndeshje që bashkon mbështetësit dhe shërben për të reflektuar mbi të ardhmen e klubit.
Gjatë pjesës së parë të sfidës ai u pa në pankinë pranë trajnerit Spalletti, duke theksuar raportin e fortë mes tyre. Elkann tha se nuk mund të refuzonte eksperiencën për të ndjekur ndeshjen në pankinë me trajnerin, pasi nuk e kishte bërë më parë, dhe vlerësonte mundësinë për të dëgjuar mendimet e Spallettit dhe mënyrën si ai e sheh sfidën.
Në të njëjtën intervistë, Elkann komentoi edhe përzgjedhjen e Giovanni Carnevalit në rolin e Shefit Ekzekutiv të Juventusit, në vend të Damien Comolli. Ai vuri në dukje se aftësitë, dëshira dhe pasioni i Carnevalit për ta rikthyer Juventusin te performancat e mëdha i përputhen identitetit të klubit. Elkann shprehu besimin te ky zgjedhje, duke e lidhur atë me nevojën për të ndërtuar përsëri klubin në nivelet që ai meriton.
Top Channel

