Djed Spence është zyrtarisht futbollist i Interit, duke u transferuar nga Tottenham në një marrëveshje përfundimtare. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2031. Operacioni u krye për vlerën e 30 milionë eurove, plus 2 milionë euro shtesë në formën e bonuseve, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Pas mbylljes së procedurave zyrtare, Spence dha deklaratën e tij të parë si futbollist i Interit: “Ky është një klub i madh dhe një hap i madh për mua dhe familjen time, jam krenar që jam këtu, sikur të kem shkuar në hënë,” tha ai, duke shtuar “jam gati për të filluar gjithçka.”
Spence rikujtoi se kishte luajtur më parë në San Siro, por si kundërshtar, dhe përmendi emocionin e atij momenti: “Kujtoj që ka qenë një moment i bukur, shumë legjenda kanë luajtur aty,” vijoi ai. Ai shprehu kënaqësinë që po kthehet tashmë si lojtar i Interit dhe përmendi tiparet që e karakterizojnë: aftësinë mbrojtëse dhe cilësinë në udhëheqjen e topit. Spence deklaroi gjithashtu ambicien e tij për të shënuar më shumë gola dhe për të dhënë më shumë asistime, duke thënë se nëse ia del do të jetë “një futbollist i shkëlqyer.”
Lojtari tha se ende nuk ka biseduar me shumicën e bashkëlojtarëve, por theksoi lidhjet e mëparshme me disa prej tyre: ai ka luajtur me Lautaro Martinez te Genoa para dy vitesh dhe është përmendur kontakti me Stones gjatë Botërorit, që kohët e fundit i ka dërguar mesazhe. Spence shprehu pritshmërinë për t’i takuar shokët e rinj të skuadrës dhe për të nisur punën me ta.
Në përfundim, mesazhi i tij për tifozët ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Çfarë iu them tifozëve? Forca Inter’.”

