Friday, August 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I nxehti shkatërrimtar: Kontinenti i Vjetër po mbetet pa ujë, ekspertët: Europa në emergjencë hidrike

timoni.al by timoni.al
August 14, 2026
in AKTUALITET
0
I nxehti shkatërrimtar: Kontinenti i Vjetër po mbetet pa ujë, ekspertët: Europa në emergjencë hidrike
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I nxehti shkatërrimtar i kësaj vere është vetëm fillimi i asaj çfarë na pret në të ardhmen, paralajmëron një organizatë e pavarur shkencëtarësh britanikë. Në Londër temperaturat vijojnë të luhaten rreth 37 gradë, ndërsa regjistrohen vonesa dhe anulime të trenave për shkak të zgjerimit termik të shinave.

Më e rëndë situata paraqitet në qarkun jugor të Hampshire-it, ku temperaturat shumë të larta dhe ulja e reshjeve kanë shtuar thatësirën. Por edhe pjesa tjetër e Evropës është në gjendje kritike: nga Spanja deri në Ballkan, në shumë zona është shpallur emergjencë për ujin.

Thatësira po shkakton pasoja të mëdha në lumenjtë e mëdhenj evropianë. Danubi ka arritur nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke ndikuar në lundrimin dhe prodhimin e energjisë. Në Rumani, mungesa e ujit ka çuar në mbylljen e një reaktori të centralit bërthamor të Cernavodës, ndërsa në Hungari, centrali bërthamor i Paksit është detyruar të ulë ndjeshëm prodhimin.

Edhe në Kaub, në Gjermani, lumi Ren ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i matjeve, në vitin 1880. Kjo po detyron disa gjigantë të industrisë kimike të ndryshojnë mënyrën e transportit, duke përdorur hekurudhën dhe rrugën tokësore, me kosto të larta logjistike: për të zëvendësuar vetëm një anije transporti lumor duhen deri në 60 kamionë.

Në Shtetet e Bashkuara, pasojat e korrikut më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë gjatë 132 viteve të matjeve të National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) po vihen re në lumin Colorado, nga i cili varen rreth 40 milionë njerëz në shtatë shtete. Lumi furnizon dy rezervuarët artificialë më të mëdhenj të SHBA-së, Lake Mead dhe Lake Powell, të cilët kanë arritur përkatësisht në vetëm 27% dhe 22,7% të kapacitetit të tyre, nivele këto rekord të ulëta.

Previous Post

Mbi 250 ditë në det, probleme psiqike te marinsat amerikanë: SHBA zëvendëson USS Abraham Lincoln

Next Post

Maresca: Pas ultimatumit të Chelsea për Enzo Fernandez, sot nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë veprim

Next Post
Maresca: Pas ultimatumit të Chelsea për Enzo Fernandez, sot nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë veprim

Maresca: Pas ultimatumit të Chelsea për Enzo Fernandez, sot nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë veprim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al