Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kushtetuesja rrëzon ankimin e Rovena Vodës, s’u shkel prezumimi i pafajësisë

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in LAJME
0
Kushtetuesja rrëzon ankimin e Rovena Vodës, s'u shkel prezumimi i pafajësisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos çojë në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendonte ndër të tjera se një deklaratë e ish-kryeprokurorit të SPAK kishte shkelur prezumimin e pafajësisë. Voda ishte përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme pasi u ekspozua në bisedat e dy të pandehurave, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu, që synonin të punësoheshin me ndërhyrjen e saj. SPAK i ngarkoi asaj akuza për korrupsion lidhur me një arkë peshk, një telefon dhe një mijë euro.

Që nga 2021, kur u arrestua për këto dyshime, dhe pasi vuajtjen e dënimit me një vit burg e vuajti me masën e arrestit shtëpiak, Voda ka insisituar se është paragjykuar. Në ankimin kushtetues ajo argumentoi se, ndërsa ishte ende në gjykim pranë Apelit të Posaçëm, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, kishte deklaruar për mediat që e konsideronte dënimin e saj të përfunduar, gjë që sipas saj kishte ndikuar te gjyqësori, pasi deklarata u dha kur ajo nuk ishte ende e dënuar. Gjykata e ka ndaluar ish-zyrtaren të mbajë funksione publike për pesë vjet; Voda nuk pranoi në procesin e Gjykatës së Krimeve të Rënda (GJKKO) akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në ankimin individual para Kushtetueses, Voda pretendoi gjithashtu se ishte dënuar pa prova, duke u bazuar vetëm në thashetheme që përmenden në përgjimet e dy të pandehurave të tjera. Kushtetuesja thekson se çështjet e provave janë kompetencë e gjykatave të shkallëve të ulëta dhe nuk pranoi pretendimin se i është shkelur prezumimi i pafajësisë. Sipas vendimit të Kushtetueses, dënimi i Vodës është vlerësuar mbi bazën e provave dhe jo në bazë të deklaratave të ish-drejtorit të Prokurorisë së Posaçme, teksa fajësia është konsideruar e përcaktuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe e arsyetuar në vendim.

Duke çmuar çështjen të ezauruar, Kushtetuesja vendosi të mos trajtojë ankimin individual në seancë plenare.

Previous Post

Durrësi s’ka para për pensionistët; të moshuarit presin në sportele pa marrë lekët në temperatura të larta

Next Post

Faleminderit për gjithçka, Bergamo — Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës me mesazh emocionues

Next Post
Faleminderit për gjithçka, Bergamo — Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës me mesazh emocionues

Faleminderit për gjithçka, Bergamo — Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës me mesazh emocionues

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al