Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohet 39-vjeçari që po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në Himarë, në kërkim 3 punonjës të IMT

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet 39-vjeçari që po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në Himarë, në kërkim 3 punonjës të IMT
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Himarës arrestoi një 39-vjeçar, L. B., banues në Tiranë, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt pesëkatësh, një prej kateve të të cilit është nën tokë. Ndërtimi, në proces në momentin e konstaktimit, ndodhet në vendin e quajtur “Sugë”.

Evidentimi i ndërtimeve pa leje u bë gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren nga Komisariati i Policisë Himarë, si pjesë e masave për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme gjatë sezonit turistik dhe për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Sipas njoftimit, objekti ishte aktualisht në proces ndërtimi kur u konstatuan mangësitë ligjore.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim tre punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Të kërkuarit janë kryeinspektori D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe inspektorët M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Policia njofton se po punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.

Materialet procedurale lidhur me rastin janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë sipas njoftimit të policisë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve kundër mjedisit krahas garantimit të rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik.

Previous Post

Nuk respektoi marrëveshjen tonë — Kriza në futbollin italian, Malago i zhgënjyer nga deklarata e Paolo Maldinit

Next Post

Artet marciale MMA, Zuckerbeg sfidon ish kampionin e UFC, Dvalishvilit në mes të liqenit (VIDEO)

Next Post
Artet marciale MMA, Zuckerbeg sfidon ish kampionin e UFC, Dvalishvilit në mes të liqenit (VIDEO)

Artet marciale MMA, Zuckerbeg sfidon ish kampionin e UFC, Dvalishvilit në mes të liqenit (VIDEO)

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al