Dita e Diel parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta, me mot kryesisht të kthjellët dhe prani të vranësirave të pakta e deri mesatare. Vranësira priten kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje dhe në drejtim jug–juglindje, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat do të jenë mesatare dhe herë-herë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët janë të parashikuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug–juglindje, kryesisht në mesditë e pasdite; në mënyrë të izoluar mund të shfaqen edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, por në vijën bregdetare dhe zonat luginore herë-herë pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s. Në dete valëzimi do të jetë i forcës 1-3 ballë. Top Channel

