Monday, August 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Të shtënat me armë në ajër nga jahti në Palasë; Policia: U ndaluan katër persona

timoni.al by timoni.al
August 3, 2026
in KRYESORE
0
Të shtënat me armë në ajër nga jahti në Palasë; Policia: U ndaluan katër persona
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth orës 21:00 u mor njoftimi se, në det përballë Palasës, dyshohej se nga një mjet lundrues ishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), vendosën ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe nga toka, pasi jahti po lëvizte drejt Himarës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë i mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord. Të ndaluarit identifikohen si B. C., 31 vjeç; L. H., 31 vjeç; A. K., 49 vjeç; dhe P. Gj., 60 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë kryen kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave në bord. Gjatë kontrollit nuk u konstatuan sende apo mjete të kundërligjshme. Grupi hetimor vijoi më pas me veprime procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Njëkohësisht u kryen ekspertime për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes, sipas informacionit të bërë të ditur.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me synimin e sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e informacionit të marrë. Grupi hetimor vazhdon procedurat për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i referohen më tej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Ish-udhëheqësja e Mianmarit shfaqet pas vitesh izolimi dhe takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq

Next Post

Dyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani; hyri në Britani si azilkërkues me vizë 10-paundësh

Next Post
Dyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani; hyri në Britani si azilkërkues me vizë 10-paundësh

Dyshohet se vrau të dashurën dhe u arratis në Jordani; hyri në Britani si azilkërkues me vizë 10-paundësh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al