Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Në Spaç, meshë me bekimin e Papës; Kardinali Simoni rikthehet dhe thotë për hekurat dhe dënimin me vdekje

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in Lajmi Fundit
0
Në Spaç, meshë me bekimin e Papës; Kardinali Simoni rikthehet dhe thotë për hekurat dhe dënimin me vdekje
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me bekimin e Papa Leonit XIV, Kardinali Ernest Simoni kremtoi Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, vend simbol të vuajtjes, martirizimit dhe qëndresës ndaj diktaturës komuniste. Kardinali u kthye në vendin ku pati vuajtur 18 vite heqje lirie, pas arrestimit në 1963 gjatë një mise që kishte drejtuar për vdekjen e Presidentit amerikan John Kenedy. Gjatë ceremonisë ai u lut për të dënuarit që kanë humbur jetën në kampet e burgut dhe përcolli mesazhe për falje, paqe dhe shpresë, duke theksuar se urrejtja nuk duhet të gjejë vend në zemrat e njerëzve.

Kardinali citoi përvojën e tij nga arrestimi: “Në 1963, u vra Presidenti John Kenedy. Papa dha urdhër të mbahej meshë në të gjithë botën … katër njerëz më vunë hekurat dhe më dënuar me varje në litar. Arsyeja? Sepse kisha thënë jemi të gjithë bijtë e Zotit, Krishti është babai i njerëzimit. Jemi bijtë e të madhit, të duam njëri-tjetrin, të duam atdheun dhe të mbrojmë të vërtetën”, duke u prezantuar edhe me titullin “Princ botëror i Krishtërimit”.

Në një letër drejtuar pjesëmarrësve, Papa Leoni XIV i dha bekimin apostolik pjesëmarrësve dhe u lut për ata që vuajtën në Spaç. Në mesazhin e tij, Papa përmendi se Spaçi ka qenë vend ku shumë janë përballur me padrejtësi dhe se gjaku i atyre që kanë vuajtur dhe vdekur ka “ujitur atë tokë”. Ai theksoi nevojën që kujtesa e tyre të mbetet e gjallë dhe të shërbejë për brezat e rinj si thirrje për dinjitetin e personit, vlerën e lirisë dhe angazhimin për paqe.

Ceremonisë iu bashkuan Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, politikani Tom Doshi, zyrtarë, besimtarë dhe qytetarë të shumtë. Disa ish-të dënuar rrëfyen se Kardinali ka shpëtuar dhjetëra të rinj nga vetëvrasja në këto godina, dhe ai u vlerësua si nderi dhe krenaria e të përndjekurve politikë për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ceremonia solli një atmosferë të ndryshme në mjediset e ngushta dhe të mbytura të godinave midis maleve.

Previous Post

Thatësirë pas 190 vitesh: temperaturat ekstreme godasin Mbretërinë e Bashkuar, preken mbi 20 milionë banorë

Next Post

Zjarr në lagjen Skënderbej të Elbasanit, digjen pemë e barishte; rrezikohen banesat pranë

Next Post
Zjarr në lagjen Skënderbej të Elbasanit, digjen pemë e barishte; rrezikohen banesat pranë

Zjarr në lagjen Skënderbej të Elbasanit, digjen pemë e barishte; rrezikohen banesat pranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al