Thursday, July 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Pushimet u kthyen në tragjedi: Përcillen 24-vjeçarja dhe dy fëmijët; nëna thotë për probleme në çift

timoni.al by timoni.al
July 30, 2026
in LAJME
0
Pushimet u kthyen në tragjedi: Përcillen 24-vjeçarja dhe dy fëmijët; nëna thotë për probleme në çift
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë përcjellë për në banesën e fundit Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën pasi zjarri përfshiu banesën e tyre në fshatin Domen të Postribës. Ngjarja ndodhi disa ditë pasi familja kishte ardhur nga Gjermania, ku jetonte dhe ishte e pajisur me dokumente qëndrimi, për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupat e pajetë janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbetje të një bombole gazi, e cila dyshohet se mund të ketë shkaktuar shpërthimin. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Në hetimin preliminar janë marrë edhe deklaratat e familjarëve. Nëna e 24-vjeçares, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ka deklaruar para grupit hetimor se vajza nuk kishte marrëdhënie të mira me bashkëshortin kohët e fundit. Bashkëshorti i viktimës ka dëshmuar se në momentin kur ka rënë zjarri ndodhej në një dyqan, rreth 20 minuta larg në këmbë nga banesa, në qendër të fshatit, ku kishte shkuar për të blerë disa gjëra për familjen.

Hetuesit po konsiderojnë edhe rrethanat e vendndodhjes së banesës. Sipas hetimeve, banesa ndodhej në një zonë të izoluar, pa shtëpi të tjera pranë, çka bëri që zjarri të konstatohej me vonesë. Terreni i vështirë malor dhe mungesa e një njoftimi të menjëhershëm janë shënuar si faktorë që ndikuan në pasojat tragjike të ngjarjes.

Hetimi vazhdon për të verifikuar shkakun e zjarrit dhe për të sqaruar çdo detaj të ngjarjes, ndërkohë që autoritetet po presin rezultatet e ekspertizave mjeko-ligjore dhe teknike lidhur me bombolën e gjetur në vendngjarje. Top Channel.

Previous Post

Rama: Gjithë lidershipi duhet të jetojë nga sot e tutje; makineria elektorale duhet të bëjë transformim jetik

Next Post

LAJM I FUNDIT: Shpërthim në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

Next Post
LAJM I FUNDIT: Shpërthim në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

LAJM I FUNDIT: Shpërthim në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al