Sunday, July 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Trump ndryshoi avionin; The New York Times zbulon prapaskenat e kërcënimeve ndaj presidentit amerikan pas samitit në Ankara

timoni.al by timoni.al
July 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Trump ndryshoi avionin; The New York Times zbulon prapaskenat e kërcënimeve ndaj presidentit amerikan pas samitit në Ankara
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media amerikane ka zbuluar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndryshoi papritur aeroplanin presidencial me të cilin po udhëtonte pas samitit të NATO-s në Ankara në fillim të korrikut, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani, ka raportuar New York Times, duke cituar burime anonime. Trumpi kishte mbërritur në kryeqytetin turk me një Boeing 747-8, aeroplan i dhuruar nga Katari, i cili ende nuk ishte pajisur me sistemet e avancuara mbrojtëse që posedon aeroplani i vjetër presidencial Air Force One.

Burimet thanë se kërcënimi u identifikua gjatë kohës sa Trump ndodhej në samitin e NATO-s. Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret amerikan, ai vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri dhe u largua nga Turqia me aeroplanin e vjetër Air Force One. Sipas raportimit, pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, Trump hipi sërish në aeroplanin e ri për të vazhduar udhëtimin drejt Washingtonit.

Publikisht, Trump deklaroi se ndryshimi i aeroplanit ishte bërë për t’u dhënë ushtarëve amerikanë të vendosur në Britaninë e Madhe mundësinë ta shihnin nga afër aeroplanin e ri presidencial. New York Times kishte raportuar edhe më herët gjatë këtij muaji se zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime lidhur me aftësitë mbrojtëse të aeroplanit të dhuruar nga Katari.

Pas publikimit të këtyre informacioneve, autoritetet amerikane nisën hetim për rrjedhjen e tyre, duke kërkuar dëshmitë e disa gazetarëve para një jurie dhe duke u kërkuar atyre, si dhe familjarëve të tyre, të dorëzonin të dhënat e thirrjeve telefonike. Fundjavën e kaluar, Trump pranoi se aeroplani i ri nuk i posedon ende disa nga sistemet mbrojtëse që kanë modelet e vjetra të Air Force One, përfshirë mbrojtjen kundër raketave.

Previous Post

Fishta pushtohet nga turistë francezë dhe nga Zelanda e re; e kemi vizituar që në 2015, kthehemi shpesh

Next Post

Arrestohet në Durrës 24-vjeçari që blente produkte dhe paguante me euro false

Next Post
Arrestohet në Durrës 24-vjeçari që blente produkte dhe paguante me euro false

Arrestohet në Durrës 24-vjeçari që blente produkte dhe paguante me euro false

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al