Demokratët bllokuan foltoren duke bërë zhurmë dhe goditur tavolinat me shuplaka dhe bidonë plastike, si formë revolte për mënyrën e kaluarjes në votim direkt me propozim të PS, që shmangu diskutimet pasi demokratët nuk lëshonin foltoren. Mes zhurmës, mazhoranca miratoi një nga një projektligjet dhe akte të tjera.
Të miratuarat deri tani përfshijnë projektrezolutat vlerësuese për vitin 2025:
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor”: votimi 84 pro, 1 abstenim, 2 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë”: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit”: 82 pro, 1 abstenim, 0 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme”: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”: 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit”: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër.
– “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”: 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër.
Janë miratuar edhe dy akte normative:
– Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026’”: 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër.
– Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”: 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër.
Projektligje të miratuara përfshijnë:
– “Për grupimet ekonomike me interes evropian”: 82 pro, 0 abstenim, 5 kundër.
– “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”: 83 pro, 0 abstenim, 1 kundër.
– “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër.
– “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”: 79 pro, 0 abstenim, 3 kundër.
– “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër.
Rendi i ditës përfshinte miratimin e procesverbaleve të seancave të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026, njoftime, një seri projektrezolutash për vlerësimin e institucioneve për vitin 2025, interpelancë dhe seanca pyetje–përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi (kërkuar nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri), akte normative, shumë projektligje për ndryshime dhe shtesa në ligje të ndryshme, projektvendime për emërime në Komisionin e Prokurimit Publik dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

