Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë; këngëtari dhe Nadia Ferreira zbulojnë emrin e veçantë të vajzës

timoni.al by timoni.al
July 22, 2026
in KRYESORE
0
Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë; këngëtari dhe Nadia Ferreira zbulojnë emrin e veçantë të vajzës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, njoftuan se kanë sjellë në jetë vajzën e tyre të dytë së bashku, të cilën e kanë pagëzuar Myla. Lajmin e bënë publik përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe fotografi të të porsalindurës, dhe shkruanin: “Çfarë bekimi i madh të ndajmë me ju ardhjen në jetë të Mylës sonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni dot lumturinë që ndiejmë në shtëpinë tonë”.

Myla është fëmija i dytë i çiftit dhe i teti për këngëtarin Marc Anthony. Ajo i bashkohet vëllait të madh, Marcos, i lindur në qershor të vitit 2023. Çifti kishte njoftuar pritjen e fëmijës së dytë në janar të këtij viti, në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre, duke shkruar: “Në përvjetorin tonë të tretë, jeta na dhuron një bekim të mrekullueshëm. Zoti është i madh”, dhe duke publikuar një fotografi ku Marcos vendoste dorën mbi barkun e rrumbullakosur të Nadias. Pak javë më vonë, modelja paraguajane zbuloi gjininë e foshnjës duke postuar një foto me këpucë të vogla rozë.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u martuan në janar 2023 në Miami, rreth tetë muaj pasi shpallën fejesën. Për Ferreiran kjo shënon martesën e parë, ndërsa për Anthony-n është martesa e katërt. Anthony është baba i tetë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme: vajza më e madhe, Arianna, lindi në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado; gjatë asaj periudhe ai adoptoi edhe djalin Chase; më pas ka dy djem, Cristian dhe Ryan, nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres; dhe binjakët Maximilian dhe Emme i ka me Jennifer Lopez, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet.

Së fundmi emri i Marc Anthony u përmend në media pasi ai mungoi në ceremoninë e diplomimit të binjakëve të tij. Pas kësaj, Jennifer Lopez deklaroi në një intervistë se i kishte rritur fëmijët me shumë pak ndihmë, deklaratë që ngjalli reagime në rrjetet sociale.

Previous Post

Publikohet video e momentit të aksidentit tragjik, betonierja futet shpejt në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

Next Post

Ceremonia e diplomimit: Rama—Jeni shërbëtorë të Atdheut; kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit, do rrisim pagat

Next Post
Ceremonia e diplomimit: Rama—Jeni shërbëtorë të Atdheut; kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit, do rrisim pagat

Ceremonia e diplomimit: Rama—Jeni shërbëtorë të Atdheut; kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit, do rrisim pagat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al