Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarret në Francë lënë mijëra pa energji; mbi 2.300 familje pa energji elektrike

timoni.al by timoni.al
July 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarret në Francë lënë mijëra pa energji; mbi 2.300 familje pa energji elektrike
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr i madh në departamentin Var, në jug të Francës, po vazhdon të përhapet, duke detyruar evakuime dhe duke lënë mijëra banesa pa energji elektrike. Flakët, që shpërthyen të martën, vijojnë të avancojnë dhe vazhdojnë të kërcënojnë zona të banuara; deri të martën në mbrëmje zjarri kishte përfshirë mijëra hektarë tokë dhe qindra persona janë evakuuar për arsye sigurie.

Autoritetet kanë mobilizuar qindra zjarrfikës në terren dhe një flotë mjeteh ajrore për të frenuar përhapjen. Gjatë natës, përmirësimi i kushteve meteorologjike i lejoi ekipet të punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe shuarjen e pikave më të nxehta. Para ndërprerjes së operacioneve ajrore për shkak të errësirës, avionët dhe helikopterët kryen mbi 100 hedhje uji.

Në operacion morën pjesë tetë avionë Canadair, katër helikopterë zjarrfikës dhe dy avionë Dash. Përpjekjet vazhduan mes vështirësish, ndërsa situata mbetet e ndjeshme për shkak të përhapjes së flakëve dhe rrezikut ndaj zonave të banuara.

Franca po përballet prej javësh me zjarre të përditshme, të favorizuara nga valët e të nxehtit dhe thatësira e zgjatur. Sipas ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez, që nga fillimi i vitit 2026 janë djegur afro 40 mijë hektarë, një sipërfaqe shumë më e madhe se ajo e prekur nga zjarret gjatë vitit të kaluar. Këto kushte klimatike kanë bërë që stafet e zjarreve të punojnë në terren dhe me mjete ajrore në koordinim për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur popullsinë.

Operacionet po vazhdojnë ndërsa autoritetet monitorojnë përhapjen dhe sigurojnë evakuimet e nevojshme, duke përpjekur të rikthejnë furnizimin me energji për familjet e prekura dhe të kufizojnë dëmet në tokë dhe infrastrukturë. Top Channel

Previous Post

Moti i keq në vend: Tetë raste rreziku në Sarandë, fundosen dy skafe, tre mjete lundruese zhvendosen

Next Post

OpenAI: Agjentët e AI kryejnë sulm autonom kibernetik ndaj Hugging Face

Next Post
OpenAI: Agjentët e AI kryejnë sulm autonom kibernetik ndaj Hugging Face

OpenAI: Agjentët e AI kryejnë sulm autonom kibernetik ndaj Hugging Face

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al