Sunday, July 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Nga zjarret te stuhitë: Çmendet moti në Europë, të vdekur dhe mijëra vetë pa energji elektrike

timoni.al by timoni.al
July 18, 2026
in LAJME
0
Nga zjarret te stuhitë: Çmendet moti në Europë, të vdekur dhe mijëra vetë pa energji elektrike
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Europa po përballet me pasojat e një vale të re të motit ekstrem, me zjarre, thatësirë dhe stuhi në disa vendet e kontinentit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim. Në verilindje të Spanjës rreth një mijë banorë janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga 30 mjete ajrore, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët. Vetëm pranë Ores, në rajonin e Aragonës, zjarri ka përfshirë mbi 12 mijë hektarë tokë, ndërsa vatra aktive raportohet edhe pranë Madridit dhe në provincën Guadalajara.

Në Francë, thatësira po thellohet dhe temperaturat e larta kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e një centrali bërthamor në jug të vendit, pasi ngritja e temperaturave të ujit në Mesdhe po vështirëson ftohjen e reaktorëve. Pas valës së të nxehtit, stuhi të fuqishme kanë goditur disa rajone të Francës, duke shkaktuar dy viktima dhe duke lënë mbi 53 mijë familje pa energji elektrike.

Gjermania po përballet me pasoja të tjera të motit ekstrem: niveli i ulët i ujit në lumin Rin ka penguar transportin lumor dhe ka çuar në rritje të kostove të transportit. Sipas raportimeve nga Reuters, temperatura mesatare në Europë ka arritur 27.5 gradë Celsius, rreth 4.2 gradë më shumë se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëron se nga e diela temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 44 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me “disa javë vdekjeprurëse”, ndërsa shkencëtarët raportojnë se valët e fundit të të nxehtit kanë shkaktuar mijëra vdekje më shumë se zakonisht në të gjithë kontinentin. Skena aktuale përfshin zjarrë masive, probleme në infrastrukturë energjetike dhe ndikime të ndjeshme në transportin dhe sigurinë publike, ndërsa parashikimet tregojnë për përkeqësim të kushteve klimatike në ditët në vijim.

Previous Post

Laporte ndez Spanjë-Argjentinë: Shpresoj që të bëhet fjalë për futboll… Ata bëjnë gjëra që nuk duhen lejuar

Next Post

Infantino ngrihet! Trump i përplas live në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s në TV

Next Post
Infantino ngrihet! Trump i përplas live në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s në TV

Infantino ngrihet! Trump i përplas live në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s në TV

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al