Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Policia e Fierit reagon pas publikimit të videos së dhunës ndaj 17-vjeçares: Proceduam tre vajzat, një u arrestua

timoni.al by timoni.al
July 7, 2026
in KRYESORE
0
Policia e Fierit reagon pas publikimit të videos së dhunës ndaj 17-vjeçares: Proceduam tre vajzat, një u arrestua
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria Vendore e Policisë Fier shpjegon masat e marra pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me një ngjarje të datës 08.06.2026, dhe reagimeve të shumta publike ndaj adresave zyrtare dhe rrjeteve sociale të Policisë së Shtetit. Më datë 08.06.2026 një shtetase 17-vjeçe, së bashku me nënën, paraqitet në Komisariatin e Policisë Fier dhe kallëzon se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Pas kallëzimit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, kryen veprimet procedurale dhe hetimore sipas parashikimeve ligjore. Në vijim të hetimeve, në ambientet e Komisariatit janë shoqëruar shtetasja L. L., 19 vjeçe, dhe dy shtetase të mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shtetases 17-vjeçe, për motive të dobëta.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë më datë 09.06.2026 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” në ngarkim të tre shtetaseve të përfshira. Më tej, më datë 28.06.2026, specialistët për Hetimin e Krimeve në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier arrestuan njëra nga 15-vjeçaret e përfshira; arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar u dërgua për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor në Tiranë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet hetimore të nevojshme në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit nënvizon angazhimin për trajtimin serioz të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

Previous Post

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar nga adoleshentet: Jeta e vajzës po shkatërrohet, kam frikë për sigurinë e fëmijëve

Next Post

Rama: Duhej një shtysë për sistemin shëndetësor; investimi i ri trajton sëmundje të komplikuara, gati në vjeshtën 2028

Next Post
Rama: Duhej një shtysë për sistemin shëndetësor; investimi i ri trajton sëmundje të komplikuara, gati në vjeshtën 2028

Rama: Duhej një shtysë për sistemin shëndetësor; investimi i ri trajton sëmundje të komplikuara, gati në vjeshtën 2028

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al