Thursday, July 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shkëndijë elektrike në zonën e pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia në gjithë qytetin

timoni.al by timoni.al
July 7, 2026
in KRYESORE
0
Shkëndijë elektrike në zonën e pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia në gjithë qytetin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë u regjistrua këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ra në një tabelë reklamuese dhe shkaktoi zjarr në pjesën e jashtme të objektit pranë Postës Shqiptare.

Forcat e shërbimit zjarrfikës ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll. Për arsye sigurie, energjia elektrike u stakuar në të gjithë qytetin deri kur situata u stabilizua dhe u eliminua rreziku. Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Në një njoftim zyrtar nga Salla Operative e Policisë së Shtetit, në orën 09:45 u bë me dije se në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, te tabelat e reklamave, kishte rënë zjarr në fasadën e godinës së postës. Si pasojë e zjarrit rrezikoheshin godina e Postës Shqiptare dhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt. Raportohet se grupi i shërbimit u nis menjëherë drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, njoftimi shton se zjarri u vu nën kontroll dhe u eliminua pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja. Autoritetet po vazhdojnë punën për kompletimin e shuarjes së flakëve dhe për rikthimin e furnizimit me energji në qytet. Lajmi është transmetuar nga Top Channel.

Previous Post

Ronaldo pas eliminimit nga Botërori: Para Cristianos Portugalia nuk kishte fituar asgjë; Europiani njësoj, largohem me ndërgjegje pastër

Next Post

Dyshuaren e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako gjet e vrarë në Kiev, kërkohej nga Interpol-i

Next Post
Dyshuaren e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako gjet e vrarë në Kiev, kërkohej nga Interpol-i

Dyshuaren e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako gjet e vrarë në Kiev, kërkohej nga Interpol-i

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al