Monday, July 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Editor by Editor
July 6, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nadir Çausholli, pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” është përfshirë në një sherr banal dhe të dhunshëm. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të Hëne (6 korrik 2026), në zemër të ish-Bllokut, pranë qendrës së Tiranës.

Në një video  dallohet Çausholli, duke u përleshur me një person tjetër, i cili mësohet se është pronari i një lokali në zonë.

Për momentin, nuk është i qartë motivi, por redaksia mëson se i dëmtuari ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Çaushollit për “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

https://streamable.com/e/02jq4y?

Nga pamjet video duket Nadir Çausholli, i veshur me këmishë të bardhë, që tenton të godasë një person tjetër, i cili nuk është në fokusin e kamerave të sigurisë së zonës.

Acarimi i Çaushollit duket shumë i madh. Në fillim të videos, ai duket se ka ngritur duart, në shenjë “paqeje”. Por, po në atë moment, ai tenton të godasë personin tjetër me shkelm. Disa persona të tjerë tentojnë që të shuajnë gjakrat mes palëve. Por, bosi i kompanisë farmaceutike duket i vendosur të vazhdojë konfliktin fizik, megjithëse shoqëruesit e tij në lokal e largojnë nga ambjenti, duke e nxjerrë në trotuar.

Nadir Çausholli është pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk po kalon një periudhë të qetë në aktivitetin tregtar. Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në ‘CFO Pharma”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, me dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në rreth 700 mijë euro.

Më tej, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) zbuloi se dëmi financiar në këtë skemë të dyshuar mashtruese është akoma më i lart, duke kaluar vlerën 2.3 milionë euro.

Previous Post

Protestues të maskuar shkatërruan gjithçka, një police mbeti e lënduar gjatë mesnatës në komisariatin numër 3

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al