Friday, July 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja “Aruba”/ Përgjimet fundosin Vangjel Tavon, komunikime me trafikantët për Gjirin e Gramës: “Numrin ma dha Muli”

Editor by Editor
July 3, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dosja “Aruba”/ Përgjimet fundosin Vangjel Tavon, komunikime me trafikantët për Gjirin e Gramës: “Numrin ma dha Muli”
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa shprehen të gëzuar dhe falënderojnë njëri-tjetrin në biseda për një aferë prej 6.000 m² në zonën e Dukatit, personazhet e dosjes “Aruba” i kanë vënë syrin edhe Gjirit të Gramës.

Në një prej bisedave, ata flasin për rreth 3 milionë m² prona në këtë gji dhe nisin të projektojnë tjetërsimin e tyre.

Për herë të parë, SPAK dhe Gjykata e Posaçme zbulojnë edhe emrin e një zyrtari publik, i cili është përgjuar teksa komunikon në telefon me persona që janë nën hetim në kuadër të dosjes “Aruba”.

Nga dokumenti i siguruar nga weblajm.com rezulton se në përgjime është kapur edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, i cili gjatë vitit 2024 komunikon me një prej këtyre shtetasve me fjalët: “Unë jam Vangjel Tavo, numrin ma dha Muli.”

Lidhur me këtë bisedë, SPAK shprehet se nuk ka konstatuar elementë të veprës penale, por thekson se: “Evidentohet me interes fakti se shtetasi Vangjel Tavo, kryetari i Bashkisë Himarë, thotë se numrin ia ka dhënë Muli.”. Në përfundim të bisedës, L.B. i thotë Vangjel Tavos se do të kërkojë ta takojë.

Ndërkohë, rezulton se pas kësaj bisede mes Vangjel Tavos dhe Leonard Balës, personat nën hetim nga SPAK flasin mes tyre edhe për një person duke iu referuar si “ai” që do t’u rregullojë punë në Gjirin e Gramës që të marrin tokën, ndërsa SPAK po verifikon veprimet e Vangjel Tavos në këtë çështje./ Skyweb/

Previous Post

SHBA vlerëson kontributin shqiptar në NATO dhe mbrojtjen mbi standardin e aleancës

Next Post

Moti me luhatje humori, në Elbasan stuhi e fortë ere dhe shiu, thyhen pemë dhe dëmtohen shtylla tensioni

Next Post
Moti me luhatje humori, në Elbasan stuhi e fortë ere dhe shiu, thyhen pemë dhe dëmtohen shtylla tensioni

Moti me luhatje humori, në Elbasan stuhi e fortë ere dhe shiu, thyhen pemë dhe dëmtohen shtylla tensioni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al