Tiranë — Gjatë tubimit të zhvilluar dje pranë Parlamentit, pjesëmarrësit kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Për ngjarjen janë arrestuar 19 shtetas, ndërsa 12 shtetas janë proceduar penalisht. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë; përkatësisht janë dokumentuar me pamje filmike edhe 6 persona të tjerë për veprime të dhunshme.
Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe u dëmtua një automjet policie. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç; E. B., 20 vjeç. Në këtë listë përmendet edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i arrestuar pasi kishte goditur një gazetar.
Po ashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç; A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale: “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

