Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës të zhvilluar këtë të martë para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dënoi ndërhyrjen e policisë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të shoqëruar nga uniformat blu.
Në mesazhin e tij, Berisha e quajti ndërhyrjen e policisë “egërsi shtazore” dhe shprehu dënoj të fortë ndaj dhunës dhe arrogancës së Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Ai theksoi se është e papranueshme që përpjekjet për të zhvlerësuar protestën nga deputetët në Parlament shkojnë së bashku me përdorimin e forcës në rrugë ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.
Berisha u shpreh se kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë e jo fuqi. Ai vlerësoi dhunën ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre si shenja të arrogancës së pushtetit dhe si tregues të një regjimi që, sipas tij, ka humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Në përfundim të postimit të tij, Berisha riafirmoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm të protestuesve të shoqëruar nga policia.
Reagimi i kreut të PD-së pasoi incidentet në afërsi të Kuvendit dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ku ai dënoi ashpër masat e ndërmarra nga forcat e rendit kundrejt pjesëmarrësve në protestë.
Top Channel

