Monday, June 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tragjike në Qipro: dy vëllezër të mitur gjenden të vdekur në makinën e babait të tyre

timoni.al by timoni.al
June 29, 2026
in KRYESORE
0
Tragjike në Qipro: dy vëllezër të mitur gjenden të vdekur në makinën e babait të tyre
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë 30-vjeçar nga Bullgaria dhe partnerja e tij 38-vjeçare u paraqitën sot në gjykatë në Qiro, nën dyshimin për neglizhencë lidhur me vdekjen e dy djemve të tyre, 8 dhe 10 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur dje pasdite brenda automjetit të babait. Sipas mediave vendase, fëmijët kishin qëndruar brenda mjetit për orë të tëra, ndërsa rrethanat në të cilat u gjetën vazhdojnë të hetohen.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh të thyheshin xhamat dhe pjesa e pasme e automjetit, i cili ishte parkuar në një fushë pranë pallatit ku jetonin babai dhe partnerja e tij. Një ekip mjekësor i ardhur në vendngjarje tentoi t’u jepte ndihmën e parë dy të miturve, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Policia po mbledh deklarata nga fqinjët dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të saktësuar rrethanat.

Në trupat e dy fëmijëve u konstatuan djegie, por shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen nga autopsitë që do të kryhen. Hetimet fokusohen te rrethanat e qëndrimit të gjatë të fëmijëve brenda automjetit dhe veprimet e mëvonshme të të rriturve përgjegjës. Autoritetet po vazhdojnë verifikimet për të akomodu­ar çdo provë të mundshme dhe po mbledhin informacion nga burime të ndryshme për të ndërtuar një pasqyrë të plotë të ngjarjes.

Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe me njerkën, e cila jeton dhe punon atje. Nga ana e prokurorisë është njoftuar se procedurat ligjore vazhdojnë, ndërsa hetimet kriminalistike dhe mjeko-ligjore pritet të japin më shumë të dhëna rreth shkakut të vdekjes dhe përgjegjësisë penale eventuale të të dy të pandehurve. Top Channel.

Previous Post

Futbollisti argjentinas humb gruan dhe dy fëmijët pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë; vazhdon kërkimi i trupave

Next Post

Po patrullonte pranë pikës kufitare të Morinës kur makina përplasi për vdekje policin 59-vjeçar

Next Post
Po patrullonte pranë pikës kufitare të Morinës kur makina përplasi për vdekje policin 59-vjeçar

Po patrullonte pranë pikës kufitare të Morinës kur makina përplasi për vdekje policin 59-vjeçar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al