Sunday, June 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Shqiptarët e dëbuar të parët që rikthehen përsëri ilegalisht në Angli, The Sun publikon shifrat

timoni.al by timoni.al
June 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Shqiptarët e dëbuar të parët që rikthehen përsëri ilegalisht në Angli, The Sun publikon shifrat
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetim i The Sun, i referuar nga Top Channel, zbulon se mijëra emigrantë të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar u gjetën sërish në vend disa vite më vonë. Sipas të dhënave, gati 4,300 persona të dëbuar u rikthyen midis 2021 dhe 2025, ndërsa të paktën 723 u dëbuan dy ose më shumë herë. Nuk dihet sa nga ata që rifutën mbeten aktualisht në Britani, dhe Ministria e Brendshme pranon se numri mund të jetë më i lartë pasi jo të gjithë individët mund të matche-ohen me regjistrat e mëparshëm. Kjo shifër përkthehet në më shumë se dy rifutje në ditë pas dëbimit.

Sipas përbërjes kombëtare, shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e rifutjeve me 1,525 raste, të ndjekur nga rumunët (767), afganët (281), lituanezët (233) dhe irakianët (150). Në mars 2025 u regjistruan 26,388 kthime vullnetare dhe 8,590 kthime të detyruara. Fluturimet e dëbimit me forcë kushtonin mesatarisht 48,800 paund për kthim në vitin financiar 2024/25, krahasuar me 4,300 paund për një kthim vullnetar, çka ngre pyetje mbi efikasitetin e shtrenjtë të sistemit të dëbimeve kur duket se nuk parandalohet rikthimi.

Që kur Keir Starmer mori detyrën në korrik 2024, mbi 76,000 migrantë të paligjshëm kanë kaluar Kanalin, pavarësisht marrëveshjes “një brenda, një jashtë” me Francën që synonte ndalimin e udhëtimeve. Politika e kthimit u godit herët nga kërkesat urgjente në Gjykatën e Lartë për të ndaluar largimin e azilkërkuesve. Në shtator 2025 The Sun raportoi se dy fluturime dëbimi u nisën pa emigrantë në bord. Që nga fillimi i marrëveshjes në gusht 2025 deri më 15 qershor 2026, vetëm 921 emigrantë ishin kthyer në Francë. Midis 15 dhe 22 qershorit 2026, 1,912 emigrantë mbërritën me anije të vogla. Megjithë përpjekjet e dobëta të autoriteteve franceze, qeveria britanike pranoi të jepte edhe 662 milionë paund për shërbimin ndaj Parisit.

Zia Yusuf, sekretar i Brendshëm i Reform UK, deklaroi se kufijtë janë “një shaka kombëtare” dhe kërkoi rikthimin e kontrollit dhe zbatimin e ligjit për të siguruar që dëbimet të jenë efektive. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se rreth 70,000 individë janë kthyer ose larguar nga Mbretëria e Bashkuar që nga zgjedhjet e korrikut 2024 deri në fund të marsit 2026, një rritje 41% krahasuar me periudhën e mëparshme 21-mujore. Top Channel

Previous Post

SHBA refuzon vizën tifozit simbol të RD Kongos, në stadium shfaqet figurë kartoni me portretin e tij

Next Post

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon shifrat: 1,300 viktima nga nxehtësia ekstreme në Evropë

Next Post
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon shifrat: 1,300 viktima nga nxehtësia ekstreme në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon shifrat: 1,300 viktima nga nxehtësia ekstreme në Evropë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al