Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Aksion ‘blic’ në burgun e Durrësit: Punonjësi i policisë kapet në flagrancë me lëndë narkotike dhe pezullohet

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in Lajmi Fundit
0
Aksion 'blic' në burgun e Durrësit: Punonjësi i policisë kapet në flagrancë me lëndë narkotike dhe pezullohet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se vijon kontrollet e pandërprera dhe zbatimin e politikës së tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit dhe cenimit të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, pas analizës së riskut ndaj punonjësve të evidentuar me prirje për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara dhe bazuar në informacionet e siguruara në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, u bë e mundur kapja në flagrancë e një punonjësi të Policisë së Burgjeve. Ky punonjës tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike; ai u pezullua menjëherë nga detyra dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike. Në IEVP Fier, gjatë kontrolleve në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa autor të identifikuar. Të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson angazhimin e saj për zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave që synojnë garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Previous Post

Shalsi replikon me Curin: Protestën e ka kapur PS; sureale, ka pjesë të shëndetshme dhe kushëriri im aty

Next Post

Deputetja PS: Zvërneci ishte vetmja arsye e gabuar për protestë; kanë të drejtë, por s’mund të zerojnë ndryshimet

Next Post
Deputetja PS: Zvërneci ishte vetmja arsye e gabuar për protestë; kanë të drejtë, por s’mund të zerojnë ndryshimet

Deputetja PS: Zvërneci ishte vetmja arsye e gabuar për protestë; kanë të drejtë, por s’mund të zerojnë ndryshimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al