Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin: Isha viktima, ai më goditi, mbrova veten

timoni.al by timoni.al
June 24, 2026
in KRYESORE
0
Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin: Isha viktima, ai më goditi, mbrova veten
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit vendosi të mërkurën masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, të akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, 60-vjeçarit Rrapush Memolla. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës rreth orës 21:50 në lagjen Mollaj të Rrogozhinës.

Sipas akuzës, vrasja u shkaktua pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Meçaj u shfaq para trupit gjykues i qetë dhe me dorën e fashuar, pasi pretendon se u plagos gjatë përleshjes me viktimën. Ai pretendon se nuk ka pasur qëllim ta vrasë 60-vjeçarin, duke thënë se Memolla e goditi i pari dhe se ai veproi për të mbrojtur veten. Meçaj deklaroi se viktima e kishte provokuar duke ndalur makinën pranë shtëpisë së tij dhe i kishte ndezur dritat e gjata, dhe se konflikti i viktimës ishte më parë me një kushëri të tij, jo me të personalisht.

Nga hetimet dhe dëshmitë e para rezulton se pas konfliktit Meklajd Meçaj goditi me thikë Rrapush Memollën, i cili për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori mbeti i lënduar lehtë në dorë, dyshohet nga viktima, dhe u arrestua nga shërbimet e policisë pak çaste pas ngjarjes. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të mbajtur të pandehurin në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Raportohet se Meçaj rezulton i dënuar më parë në Gjermani. Gjetjet e mëtejshme dhe provat që do të merren gjatë hetimeve pritet të sqarojnë rrethanat e konfliktit dhe aktin e dhunës që çoi në vdekjen e 60-vjeçarit. Për momentin, i riu akuzohet për vrasje me dashje dhe ndodhet i arrestuar në institucionin e paraburgimit, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e organit të akuzës.

Previous Post

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit për LDK-në, kërkohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut

Next Post

Gjyqi i themelit, zbardhen diskutimet në sallë; Meta për CEZ-DIA: Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh

Next Post
Më duhen 200 mijë, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn për dosjen CEZ-DIA: Eurot ekzistojnë vetëm në...

Gjyqi i themelit, zbardhen diskutimet në sallë; Meta për CEZ-DIA: Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al