Saturday, June 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Fotot e takimeve pune të Artur Shehut në disa vende, për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

timoni.al by timoni.al
June 20, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Fotot e takimeve pune të Artur Shehut në disa vende, për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje nga dosja e vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë tregojnë për hetim ndërkombëtar lidhur me trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave, ku janë arrestuar disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, siguroi pjesë të dosjes që përmban të dhëna të paraqitura nga autoritetet e drejtësisë spanjolle në kuadër të një hetimi penal për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Sipas materialeve të letërporosisë ndërkombëtare, hetuesit identifikojnë persona që kanë marrë pjesë në takime të zhvilluara në vende të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, të cilat dyshohet se lidhen me planifikimin dhe koordinimin e operacioneve të trafikut. Në dokumente përmenden emrat Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti dhe Erjon Rama, si dhe të tjerë si Leonard Bishaj, Bujar Shehaj, Alfredo Hamzai, Pullumb Petriti, Arben Ismailaj, Bashkim Osmani dhe Toni Lipaj. Referenca bëhet për takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Belgjikë (Antwerp), Aruba, Majorka dhe vende të tjera.

Materiali hetimor përmban fotografi dhe referenca për takimet e konstatuara dhe përshkruan komunikime mes personave nën hetim, si dhe organizimin e takimeve që, sipas hetuesve spanjollë, kanë shërbyer për koordinimin e aktivitetit të dyshuar kriminal. Një pjesë e hetimit veçon trafikun e kokainës nga Surinami në Evropë dhe përmend pjesëmarrjen e shtetasve në takime në Belgjikë me Alfredo Hamzain dhe djalin e tij, Arten Hamzai, ku Elton Memeti shoqëronte personin nën hetim Artur Shehu.

Artur Shehu dhe Elton Memeti figurojnë të hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 1069/2018 si pjesëmarrës në takime të ndryshme në Evropë dhe Amerikë me qëllim blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të drogës në Evropë. Dokumentet shënjojnë gjithashtu se Adrian Rama, i hetuar po ashtu në të njëjtin proces, ka komunikuar përmes ndërmjetësimit të Arben Ismailajt me Alfredo Hamzain (alias Genc Bedini/Genci Tanasi) dhe ka marrë pjesë në takime në Majorka dhe Monako, duke qenë i shoqëruar në disa raste nga Elton Memeti.

Previous Post

Brazili ndez sirenat e alarmit për Raphinha, i cili u dëmtua në ndeshjen me Haitin

Next Post

Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, ra në det pas dëmtimit në këmbë

Next Post
Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, ra në det pas dëmtimit në këmbë

Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, ra në det pas dëmtimit në këmbë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al