Aktorja e Hollivudit Anne Hathaway ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. 43-vjeçarja bëri publik lajmin përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë dhe ecën drejt kamerës me duart e vendosura mbi bark. Në një moment, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Baby I’m Yours” e Barbara Lewis, Hathaway ul duart, zbulojnë barkun e rrumbullakosur, e përqafon atë me dashuri, buzëqesh dhe largohet nga kuadri. Krahas videos, aktorja shkroi thjesht: “Baby, I’m yours”.
Lajmi vjen pasi gjatë ditëve të fundit kishin qarkulluar spekulime për shtatzëninë e saj, të nxitura nga fotografitë e publikuara nga fotografët gjatë pushimeve në Saint-Tropez. Në disa nga këto pamje Hathaway shfaqej me bikini dhe me një fustan të bardhë që nxirrte në pah barkun, çka pati ndezur aludimet në media dhe tek fansat. Me publikimin e videos në rrjetet sociale aktorja vendosi t’i japë fund këtyre aludimeve dhe ta ndajë personalisht lajmin me ndjekësit.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë tashmë prindër të dy djemve: Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç. Në njoftimin publik nuk u dhanë detaje të tjera rreth shtatzënisë, si data e lindjes, gjinia e foshnjës apo emri i mundshëm, përveç pamjeve dhe mbishkrimit të thjeshtë që shoqëroi videon. Fansat dhe ndjekësit e aktores reaguan me entuziazëm ndaj lajmit për zgjerimin e familjes, sipas reagimeve publike të shënuara pas shpërndarjes së materialit në Instagram.
Videoja shërbeu si konfirmim i drejtpërdrejtë nga vetë Hathaway për atë që më parë ishte bërë objekt spekulimesh, duke e bërë lajm të zyrtarizuar momentin që aktorja zgjodhi ta ndajë me publikun.

