Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aeroportin e Rinasit në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë–Toronto, të cilin e përshkroi si “një tjetër urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kanadasë” që afron qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar përtej Atlantikut. Ai deklaroi se objektivi është të vendoset së shpejti edhe një linjë direkte me SHBA, duke thënë se për këtë është bërë “përparim i konsiderueshëm” dhe se janë shumë afër finalizimit.
Rama vuri në dukje performancën e TIA-së, duke poçuar se aeroporti “prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve”. Ai parashikon që “në fund të kësaj dekade të kalojmë 100 mijë pasagjerë”. Në lidhje me modernizimin e shërbimeve aeroportuale, tha se janë digjitalizuar proceset e check-in dhe check-out dhe se po hapet “një kapitull të ri të modernizimit të aeroportit”, me portat digjitale që do të mundësojnë hyrjen pa kontrolle për shqiptarët që zotërojnë pasaportë biometrike shqiptare.
Sipas tij, kjo zgjidhje “do të bëjë që për të gjithë shqiptarët hyrja të jetë si në shtëpi”, ndërsa informacioni përkatës do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të integrohet në këto porte. Procesi do të nisë me vendasit dhe më pas “do të vazhdojë edhe me të huajt”, shtoi kryeministri.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ka përmbyllur një fazë të re transformimi në turizëm dhe se duhet të hyjë në një tjetër fazë zhvillimi. Ai përmendi një grafik mbi turizmin që, sipas tij, “artimetikisht është sinjali që duhet të hapim kapitullin e konsumatorit të pasur”. Deklarimet u përmbyllën me shprehjen e nevojës për të vijuar përparimin në linjat e drejtpërdrejta dhe në modernizimin e infrastrukturës aeroportuale. Top Channel.

