Shërbimet e Policisë së DVP Tiranë, përveç sigurimit të rendit gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ndërmorën veprime hetimore dhe procedurale për identifikimin e personave që vepruan në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet rezultoi se disa pjesëmarrës organizuan dhe drejtuan tubimin, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës dhe duke devijuar itinerarin e njoftuar më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë proceduar penalisht 23 shtetas: A. K., A. Ll., L. K., E. K., V. D., E. Z., Xh. P., A. N., I. Rr., J. Sh., A. H., Xh. B., Sh. B., E. Q., T. H., S. M., E. K., D. K., A. Ll., L. D., B. K., R. S. dhe E. L. Puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës vazhdon. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ndërkohë, më datë 17.06.2026, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është paraqitur shtetasi R. M., i cili ka kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar më 16.06.2026 është kanosur nga shtetasi G. P. Kallëzimi lidhej me një debat për publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohesh se G. P. pengonte qytetarët të flisnin në podium; sipas kallëzuesit, pas debatit G. P. i është drejtuar me fjalë që ai i ka konsideruar kërcënuese. Kallëzuesi deklaroi se ai dhe bashkëshortja ndihen të kërcënuar nga shtetasi G. P.
Policia ka thirrur dhe marrë deklarim nga G. P., i cili pranoi se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi në lidhje me videon e publikuar në rrjetin social. Materialet për këtë rast do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

