Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit në Athinë/D.D.E.E.A./G.A.D.A. shpërbeu një grup kriminal që vepronte në trafikun e kokainës në zona të Athinës. Pas një operacioni të koordinuar në banesa dhe zona magazinimi që grupi përdorte si “strehime”, oficerët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale, me ndihmën e OPKE dhe forcave speciale EKAM, arrestuan 9 persona të moshave 24–43 vjeç dhe shpallën në kërkim 4 të tjerë. Siç raportohet, në grup paraprakisht janë përfshirë 11 shqiptarë dhe 3 grekë.
Midis të arrestuarve shqiptarë përmenden emrat: Ervin Ademi alias Leo, 39 vjeç; Elton Plepi alias Toni, 42 vjeç; Ervis Tringa alias Niko, 38 vjeç; Albert Pali alias Berti, 42 vjeç; Bruno Anastasaj alias Thodhori; Kondelina Dhimertika, 43 vjeç; Xhulio Kercani, 29 vjeç; Malena Alushaj, 24 vjeç. Në kërkim janë shpallur Helis Cato, 38 vjeç; Taulant Prifti, 47 vjeç; dhe Erald Gjata, 46 vjeç.
Të dyshuarit akuzohen, sipas njoftimit, për formimin e një organizate kriminale, shkelje të ligjeve për armët, përsubstancat që shkaktojnë varësi, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash. Hetimi paraprak zbuloi se organizata kishte strukturë hierarkike me një udhëheqës dhe tre zëvendësudhëheqës, dhe funksiononte të paktën nga dhjetori i vitit 2025. Anëtarët përdornin masa kundër-mbikëqyrjeje, si aplikacione komunikimi të koduara, terminologji të koduar dhe ndryshim të shpeshtë të lidhjeve telefonike.
Udhëheqësi 39-vjeçar, Ervin Ademi, i atribuohen urdhërat operativë dhe kontrolli i plotë mbi aktivitetet e grupit, duke mbikëqyrur edhe tre zëvendësudhëheqësit. Anëtarët tjerë merrnin udhëzime mbi metodat e trafikimit dhe sasitë e kokainës për shitje, ndërsa secili kryente shitjen tek klientët.
Nga bastisjet në zonat operative-strehëza sekuestruan 827 gramë kokainë, një sasi të vogël marijuane, 3 pistoleta, një karikator nga një armë zjarri luftarake, 119 fishekë, disa telefona celularë, 5 automjete të përdorura për trafik droge, 14.505 euro dhe 470 dollarë amerikanë, 3 radio-marrëse, 7 peshore elektronike precize, shkop, sprej me piper dhe 3 thika. Sipas hetimeve, përfitimi i paligjshëm financiar nga aktiviteti i grupit arrin në më shumë se 900.000 euro.

