Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dick Advocaat, gjyshi i Botërorit, përballet me rinjtë: Kam fat që vazhdojnë të më duan në këtë moshë

timoni.al by timoni.al
June 13, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dick Advocaat, gjyshi i Botërorit, përballet me rinjtë: Kam fat që vazhdojnë të më duan në këtë moshë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Otto Rehhagel mbajti rekordin si trajneri më i vjetër në një Botëror në pankinën e Greqisë në 2010, por ky rekord pritet të thyhet në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Curaçaos, ku për këtë të fundit do të jetë trajner 78-vjeçari Dick Advocaat. Advocaat, i përshkruar si “gjyshi” i Kupës së Botës, në një intervistë për The Guardian tha: “Duhet te kesh pak fat që njerëzit të të duan ende në këtë moshë. Nëse nuk të duan do të thotë se ke marrë fund… vazhdoj të marr telefonata dhe është e vështirë të refuzoj. E kam thënë shumë herë që do ta lë me kaq, pastaj më telefonojnë dhe unë e përfundoj duke pranuar ofertën.”

Karriera e tij si trajner nisi në moshën 32-vjeçare. Si asistent te Holanda ai ishte nën ndikimin e Rinus Michels dhe Leo Beenhakker, më pas mori drejtimin e kombëtares përpara Botërorit 1994 në SHBA, ku Holanda u eliminua në çerekfinale me penallti nga Italia e Roberto Baggio. Gjatë më shumë se 30 vitesh, Advocaat ka drejtuar skuadra si Korea e Jugut në Botërorin 2006, Rangers, Zenit, PSV, AZ Alkmaar dhe Sunderland, me të cilin arriti një mbijetesë të rëndësishme në Premier League në sezonin 2014-15. Për shumë vite ai ka treguar vazhdimësi dhe pasion, duke kërkuar sfida të reja.

Advocaat e vlerëson kualifikimin e Curaçaos si një nga kulmet e karrierës së tij: “Kualifikimin e kombit më të vogël në botë në Kupën e Botës është një nga momentet më kulmore të karrierës sime.” Ai u tërhoq nga posti në shkurt për shkak të problemeve shëndetësore të së bijës, duke thënë: “Familja është mbi gjithçka,” por më pas u rikthye për t’u përgatitur për Botërorin. Ndihet në shtëpi te Curaçao; lista përbëhet kryesisht nga lojtarë të lindur në Holandë.

Ironikisht, në ndeshjen kundër Gjermanisë ai do të përballet me trajnerin më të ri të turneut, Julian Nagelsmann, 38 vjeç. Në grupin e Curaçaos janë edhe Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë, me trajnerë të rinj si Sebastian Beccacece dhe Emerse Fae. Advocaat, në edicionin e tij të tretë të Botërorit, pranon limitet e skuadrës: “Të kalojmë në raundin tjetër është objektivi ynë… është diçka e paprecedentë dhe emocionet në Curaçao janë shumë të mëdha. Duhet të marrim shembull nga Holanda.” Në çdo rast, pjesëmarrja e tij do të hyjë në historinë e futbollit botëror.

Previous Post

Live/ Protestojmë për fëmijët tanë, vazhdon protesta e 14-të në kryeqytet, qytetarët mbajnë fjalime para Kryeministrisë

Next Post

Autobusi përfundon në kanal pasi përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit

Next Post
Autobusi përfundon në kanal pasi përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit

Autobusi përfundon në kanal pasi përdori rrugë dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al