Dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet u shoqërua me tensione pas përfundimit të festimeve të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”. Një grup mbështetësish të PS-së i janë bashkuar protestës dhe janë konfliktuar me tubuesit që po mbanin fjalimet para Kryeministrisë. Ngjarja ndodhi menjëherë pas mitingut në sheshin “Italia”, ku ishte shënuar 35-vjetori i themelimit të PS-së.
Në vendngjarje aktivisti Alben Kola, duke përdorur megafonin, deklaroi: “Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”. Një tjetër folës u shpreh se “Edhe punonjësit e administratës duhet ti mirëkuptojmë. Duhet ti ftojmë të bashkohen me ne që të shpëtojmë Shqipërinë. Bashkohuni me ne”, duke bërë thirrje për bashkim të punonjësve të administratës me protestën.
Më herët gjatë ditës, aktivistët e protestës kishin bërë thirrje për qetësi dhe për t’u mosdhënë hap provokimeve. Ata paralajmëruan protestuesit që të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia” dhe të mos bien pre e përpjekjeve për të ndarë tubimin qytetar. Thirrjet për shmangie të provokimeve dhe për mbajtje të distancës nga mitingu i PS-së u përsëritën si pjesë e përpjekjeve të organizatorëve të protestës për të ruajtur rrjedhën e tubimit para selisë së qeverisë.
Incidentet pas sheshit “Italia” sollën përplasje verbale dhe tension midis grupeve, ndërsa folësit para Kryeministrisë vazhduan të mbajnë fjalime përpara turmës. Ngjarjet e ditës pasqyruan një përplasje direkt midis mbështetësve të PS-së dhe pjesëtarëve të protestës qytetare, duke rikthyer vëmendjen te tensionet mes palëve në ambientin e protestave. Top Channel

