Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kriza në Downing Street: Ministri i Mbrojtjes dorëhiqet, Starmer nuk siguron burime të nevojshme për mbrojtjen e vendit

timoni.al by timoni.al
June 11, 2026
in AKTUALITET
0
Kriza në Downing Street: Ministri i Mbrojtjes dorëhiqet, Starmer nuk siguron burime të nevojshme për mbrojtjen e vendit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryeministrin Keir Starmer lidhur me mosmarrëveshjet mbi shpenzimet ushtarake. Healey akuzoi kryeministrin dhe Thesarin se nuk kanë angazhuar burimet e nevojshme për të mbrojtur vendin, duke i cilësuar vonesat në vendimmarrje si të papranueshme përballë kërcënimeve në rritje. Në letrën e dorëheqjes, Healey shkroi: “Ju nuk keni qenë në gjendje, dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm, të angazhoni burimet që i duhen kombit për të mbrojtur vendin në këtë kohë të kërcënimeve në rritje.”

Që prej vitit të kaluar, ministritë e Mbrojtjes dhe të Financave kanë qenë të bllokuara në negociata mujore mbi mënyrën e përmbushjes së kërkesave në rritje për zgjerimin e shpenzimeve ushtarake. Ky ngërç ka shtyrë dhe vonuar Planin e Investimeve në Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, duke krijuar pasiguri për kohën e nevojshme të miratimit dhe zbatimit të projektve.

Vonesat kanë ngjallur shqetësim në industrinë e mbrojtjes së Britanisë, e cila paralajmëron se pa një angazhim të qartë financiar dhe kohor ajo nuk mund të investojë në programe afatgjata për sigurinë kombëtare. Kjo situatë vjen në një moment të ndjeshëm për sigurinë evropiane, ndërsa ka sinjale se Shtetet e Bashkuara mund të reduktojnë angazhimin e tyre në mbrojtjen e Europës, çka rrit nevojën për kapacitete të forta kombëtare dhe bashkëpunim evropian.

Dorëheqja e Healey ndodh ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera evropiane ndodhen nën presion për të forcuar kapacitetet ushtarake për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve gjeopolitike më të gjera. Konflikti politik brenda qeverisë për prioritetet dhe burimet financiare për mbrojtjen ka bërë që proceset vendimmarrëse të zvarriten, dhe ka nxjerrë në pah tensionet midis objektivave të sigurisë kombëtare dhe kufizimeve buxhetore.

Previous Post

Skandal në Serbi: Qeveria jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA dhe Ukraina, BE paralajmëron rrezik sigurie

Next Post

GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë për pjesëmarrje në grupe xhihadiste, përfshirë dhe të vdekurit

Next Post
GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë për pjesëmarrje në grupe xhihadiste, përfshirë dhe të vdekurit

GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë për pjesëmarrje në grupe xhihadiste, përfshirë dhe të vdekurit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al