Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

timoni.al by timoni.al
June 10, 2026
in AKTUALITET
0
LAJM I FUNDIT: Bordi i Transparencës përsëri ndryshon çmimin e naftës dhe të benzinës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës ndryshoi çmimet e naftës dhe benzinës në mbledhjen e datës 10 Qershor 2026. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, standard SSH EN 590, u vendos jo më shumë se 188 lekë/litër (nga 190 lekë më parë), ndërsa çmimi i shitjes me shumicë u vendos 176 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë, standard SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë u vendos 171 lekë/litër (nga 173 lekë më parë), kurse çmimi i shitjes me shumicë u vendos 159 lekë/litër.

Bordi njoftoi se çmimet e caktuara hyjnë në fuqi më datë 10 Qershor 2026, ora 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. U tërhoq vëmendja për detyrimin e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarohen të angazhuara për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarim lidhur me Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026: në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoili tejkalon 220 lekë/litër, ose për benzinën tejkalon 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet aktuale janë nën kufirin e parashikuar në aktin normativ, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Përsa i përket gazolit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 dhe Ligjit 61/2012 “Për akcizat”, parashikohen përjashtime nga taksat dhe akciza për anijet e peshkimit sipas kushteve të VKM. Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 92 lekë/litër.

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Bordi i Transparencës përsëri ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës

Next Post

Zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ekzekutohet pranë Moskës, automjeti shpërthen ndërkohë që po shkonte në shtëpi

Next Post
Zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ekzekutohet pranë Moskës, automjeti shpërthen ndërkohë që po shkonte në shtëpi

Zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ekzekutohet pranë Moskës, automjeti shpërthen ndërkohë që po shkonte në shtëpi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al