Deputetja demokrate Albana Vokshi ka depozituar në Kuvend një kërkesë me shkrim, të drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku kërkon që Kryeministri Edi Rama të raportojë në seancë plenare për konkluzionet e negociatave pas konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u zhvillua më 26 maj në Bruksel. Në kërkesën e saj, Vokshi shpreh nevojën për informimin lidhur me konkluzionet e arritura mbi negocimin e kapitujve, me theks të veçantë te grupkapitulli “Themeloret”.
Në tekstin e bashkëngjitur kërkesës, Vokshi nënvizon se në konferencën ndërqeveritare të 26 majit 2026 u zhvillua vlerësimi i zbatimit të kushteve të ndërmjetme dhe u vendosën kushtet mbyllëse për grupkapitullin më të rëndësishëm të negociatave, Themeloret. Ajo citon dispozitat e Ligjit nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 19/2023, konkretisht nenin 18/3, sipas të cilit “Këshilli i Ministrave dhe ministri përgjegjës për negociatat informojnë në seancë plenare konkluzionet mbi negocimin e një kapitulli ose grup kapitujsh pas zhvillimit të konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian.”
Duke iu referuar këtij parashikimi ligjor, Vokshi kërkon përfshirjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të raportimit mbi konkluzionet e konferencës së 8- ndë r qeveritare Shqipëri-BE dhe mbi kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për grupkapitullin Themeloret. Në dokument ajo thekson nevojën që këto konkluzione dhe kushtet të prezantohen zyrtarisht para deputetëve, në përputhje me përgjegjësitë ligjore të qeverisë dhe ministrit përgjegjës për negociatat.
Kërkesa mbyllet me falënderim për bashkëpunimin, dhe si burim i materialit përmendet Top Channel.

