Friday, June 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Janë afër synimit, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

timoni.al by timoni.al
June 5, 2026
in AKTUALITET
0
Janë afër synimit, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nga Tivati vlerësoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, duke theksuar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht ngadalësim. Ajo nënvizoi nevojën që procesi të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare. Von der Leyen vuri në dukje se ekziston një moment i përshtatshëm që duhet kthyer në veprim konkret dhe më pas në anëtarësim, duke përmendur progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe duke thënë se të dyja po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre.

Më parë, Gjermania dhe Franca paraqitën një non-paper për Ballkanin Perëndimor, ku i kërkojnë Komisionit Europian të hartojë propozime për lehtësimin e integrimit gradual të vendeve kandidate. Sipas këtij propozimi, vendet që afrohen me anëtarësimin do të mund të përfitonin më herët nga disa avantazhe të tregut të brendshëm të BE-së dhe do të përfshiheshin më shumë në proceset institucionale të bllokut.

Dokumenti nënvizon se politika e zgjerimit ka nevojë për një shtysë të re dhe përmend samitet BE—Ballkan Perëndimor më 5 qershor dhe me Moldavinë më 22 qershor si mundësi që nuk duhet humbur. Qëllimi i përbashkët, sipas dokumentit, është përfundimi i Bashkimit Europian si një union vërtet evropian. Për të arritur këtë synim dhe për t’i dhënë dinamikë procesit, propozimi rekomandon krijimin e stimujve shtesë përmes integrimit gradual të bazuar në meritë dhe thotë se procesi aktual i zgjerimit duhet të thjeshtohet për t’u bërë më efikas, që të mundësojë integrim më të shpejtë e më të thellë, në përputhje me kriteret e Kopenhagës.

Gjermania dhe Franca theksojnë se objektivi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, duke sqaruar se integrimi gradual nuk synon të zëvendësojë anëtarësimin e plotë dhe as të zgjasë rrugën drejt tij.

Previous Post

Trump rikthen qymyrin: 700 milionë dollarë për minierat, presidenti amerikan – një burim energjie i pastër

Next Post

Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve kontraktuale

Next Post
Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve kontraktuale

Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve kontraktuale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al