Monday, May 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Belshi plot me turistë, të huajt vlerësojnë natyrën në pranverë, si dhe mikpritjen dhe traditat e zonës

timoni.al by timoni.al
May 25, 2026
in LAJME
0
Belshi plot me turistë, të huajt vlerësojnë natyrën në pranverë, si dhe mikpritjen dhe traditat e zonës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tani që natyra ka marrë ngjyrat e pranverës, fundjava i gjen Belshin të pushtuar nga turistë të huaj, të cilët nga vende të ndryshme shprehen se mahniten nga natyra e Shqipërisë dhe mikpritja e banorëve. Një turiste nga Londra, me origjinë nga Ghana, thotë: “Jam nga Londra, me origjinë jam nga Gana. Është hera e dytë që e vizitoj Shqipërinë. Kam qenë këtu më parë. Kam vizituar Krujën. Por është hera ime e parë në Belsh. Më pëlqen natyra e qetësia këtu. Përfundimisht shqiptarët janë shumë të ngrohtë e mikpritës.” Një vizitore nga India shpjegon: “Jam nga India. Është hera e parë këtu dhe është shumë bukur. Mbërritëm dje. Sot do të shkojmë në Berat. Do të qëndroj këtu 5 ditë. Kisha dëgjuar për rivierën shqiptare dhe kjo është arsyeja që vendosa ta vizitoj.”

Turistët holandezë tregojnë se nisën udhëtimin nga Shkodra dhe kanë në plan edhe Berat: “Jemi nga Holanda e jemi me pushime këtu. E nisëm nga Shkodra e tani jemi në Belsh e do të shkojmë në Berat. Më pëlqen Shqipëria ju jeni një vend i bekuar gjithandej.” Një turist nga Franca vëren ndryshimin mes pritshmërive të mëparshme dhe realitetit: “Unë jam nga Franca. Është hera ime e parë në Shqipëri. Njerëzit janë shumë të këndshëm këtu. Është një mënyrë shumë e mirë për ta zbuluar vendin tuaj. Është shumë ndryshe nga sa e kisha imagjinuar në të kaluarën. I kisha menduar njerëzit më të ftohtë. Në fakt janë shumë miqësorë. Është e lehtë të udhëtosh.”

Zona e Dumresë, ku ndodhet Belshi, vizitohet çdo vit rreth 500,000 nga turistë vendas e të huaj. E konsideruar si një “Toskanë e vogël” në qendër të Shqipërisë, Belshi shënon kulmin e vizitorëve në pranverë dhe vjeshtë. Freskia e 82 liqeneve, kodrat e zbukuruara me ullishte dhe gatimet tradicionale kanë shndërruar Dumrën në një destinacion të preferuar për fundjavë.

Previous Post

Orë vendimtare për të ardhmen e Milanit, pritet revolucion në klub pas dështimit për Champions

Next Post

Trump: Për marrëveshjen me Iranin vetëm dy opsione, të jetë e shkëlqyer ose të mos ketë fare

Next Post
Tym i bardhë, Trump njofton marrëveshjen me Iranin: Diskutojmë detajet përfundimtare, Ngushtica e Hormuzit do të hapet

Trump: Për marrëveshjen me Iranin vetëm dy opsione, të jetë e shkëlqyer ose të mos ketë fare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al