Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

PS, PD arrijnë marrëveshjen për Rregulloren e Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua nga të dyja palët

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in LAJME
0
Të hiqet Garda — Peleshi përgjigjet Vokshit, Bardhit: Mos krijoni stuhi në gotë, keni lirinë e plotë në Kuvend
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike finalizuan të mërkurën, më 20 maj, një marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Relatorët e të dyja palëve përfunduan draftin e përbashkët, i cili pritet të miratohet zyrtarisht nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren në orën 09:00.

Marrëveshja parashikon lëshime nga të dyja palët: mazhoranca tërhoqi disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe ndryshonin mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita arriti të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Nga ana e Partisë Socialiste u tërhoq propozimi që kërkonte që projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian të shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Gjithashtu u hoq propozimi për përgjysmimin e kohës së diskutimit në seancë plenare. Mazhoranca pranoi që të gjitha institucionet me detyrë kushtetuese të raportojnë në Kuvend, duke hequr propozimin që parashikonte raportimin vetëm në Komisionin Xhafaj. U vendos gjithashtu që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës së veprimtarisë së secilit institucion.

Nga ana e Partisë Demokratike u pranua që kryetari i Kuvendit të detyrohet t’i kërkojë institucioneve përgjigje brenda 5 ditëve dhe të ketë mundësinë të kërkojë masa disiplinore deri në shkarkim në rast mosreagimi. Kryetarët e komisioneve detyrohen të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare. U vendos që seanca plenare mund të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar.

Po ashtu, masat disiplinore do të pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe periudha e llogaritjes së tyre do të bëhet me ditë kalendarike, jo me ditë pune.

Previous Post

Na vranë të gjithë — Si u shfaros familja e Nel Çamit në banesë; motra rrëfen: Ja autori dridhej

Next Post

Video/ Panik në Manhattan, automjet shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima

Next Post
Video/ Panik në Manhattan, automjet shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima

Video/ Panik në Manhattan, automjet shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al