Thursday, May 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Gjekmarkaj takon Zëvendëspresidentin e Parlamentit Austriak, nënkryetari i Kuvendit: Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur

timoni.al by timoni.al
May 20, 2026
in Lajmi Fundit
0
Gjekmarkaj takon Zëvendëspresidentin e Parlamentit Austriak, nënkryetari i Kuvendit: Shqipëria meriton zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Dytë të Parlamentit të Austrisë, Peter Haubner, ku diskutuan marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe mbështetjen austriake për integrimin europian të vendit. Gjekmarkaj vuri në dukje rolin historik të Austrisë ndaj Shqipërisë, përfshirë kontributin në albanologji, mbështetjen për proceset kombëtare dhe pavarësinë, si dhe ndihmën gjatë tranzicionit demokratik.

Gjatë bisedës, ai ngriti shqetësime lidhur me gjendjen politike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke përmendur problematikat e evidentuara në raportin e OSCE/ODIHR. Konkretisht, lajmëroi shqetësim për unifikimin e partisë me shtetin, përdorimin e administratës dhe të burimeve shtetërore në funksion elektoral, si dhe pengesat ligjore e politike të krijuara ndaj opozitës gjatë vitit zgjedhor. Ai argumentoi se këto çështje cenojnë standardet demokratike dhe krijojnë percepsion të drejtësisë selektive.

Gjekmarkaj përmendi gjithashtu arrestimin dhe izolimin për 333 ditë të liderit të opozitës, Sali Berisha, duke theksuar se ky akt ka krijuar perceptimin e një goditjeje politike ndaj opozitës dhe ka dëmtuar standardet e garës demokratike. Ai paralajmëroi se çdo perceptim për drejtësi selektive ose pengim të saj përbën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas tij, opozita po përpiqet të thyejë izolimin përmes lobimeve dhe përpjekjeve për të paraqitur drejt realitetin politik shqiptar para partnerëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se e vërteta mbi gjendjen e demokracisë, pluralizmit dhe shtetit ligjor nuk mund të fshihet. Ai përcolli edhe përshëndetjet e Sali Berishës për Haubner dhe vlerësoi miqësinë e gjatë mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Austriake, marrëdhënie të ndërtuara ndër vite që nga koha e kancelarit Wolfgang Schüssel.

Gjekmarkaj përfundoi duke theksuar se Shqipëria meriton zgjedhje të lira, institucione të pavarura dhe një drejtësi që i shërben qytetarëve e jo pushtetit politik.

Previous Post

Shqipëria e re e Maran: kush përfiton nga skema e re dhe kush humbet vendin

Next Post

Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë pas përplasjes me policinë nën alkool

Next Post
Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë pas përplasjes me policinë nën alkool

Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë pas përplasjes me policinë nën alkool

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al